Çanta për pelenat e vajzës që solli tr*gjedinë! Si ishi i “fiksuar” vr*u shqiptaren në sytë e të voglës së tyre, e ëma zbulon mesazhet: Do më vr*së…

Të tjera detaje janë zbardhur nga krimi i ndodhu në Kanada, ku 29-vjeçarja shqiptare, Savannah Kulla, u ekzekutua nga ish-partneri i saj brenda ambienteve të një parkingu në Brampton.

Nëna e katër fëmijëve u qëllua për vdekje nga ish-i dashuri i saj i “fiksuar”, i cili e rrëmbeu atë dhe vajzën e tyre të vogël përpara se të vritet nga policia kanadeze.

29-vjeçarja shqiptare u gjet e vdekur pasditen e së martës brenda ambienteve të parkingut të një qendre tregtare në Brampton, Ontario. 39-vjeçari, Anthony Deschepper la trupin e pajetë të ish-partneres së tij dhe nënës së vajzës së tyre të vogël dhe u largua me 1-vjeçaren në krahë.

Ai e dërgoi të voglën te familjarët e tij dhe më pas u arratis. Mirëpo, ikja e tij nga autoritetet nuk zgjati për shumë pasi ata ranë në gjurmët e Deschepper. Ai u lokalizua në një pikë karburanti në Niagara Falls rreth orës 02:30 të mëngjesit të së mërkurës, aty ku dhe u qëllua për vdekje nga një efektiv.

Çanta për pelenat e vajzës që solli tragjedinë! Si

Vrasesi i 29 vjecares shqiptare

Policia sekuestroi armën e zjarrit të cilën 39-vjeçari kishte përdorur për të vrarë ish-partneren e tij si dhe arrestoi shtetasen e cila po e shoqëronte dhe e ndihmoi që të arratisej.

Dëshmia e nënës së Savannah Kulla:

Karen Kulla, nëna  e 29-vjeçares shqiptare ka rrëfyer dhe momentin e kobshëm kur oficerët i trokitën në dyert e shtëpisë së saj për t’i dhënë lajmin për vdekjen e vajzës së saj.

“Në banesën time erdhi një oficer policie, i cili më tha se vajza ka vdekur. Nuk e di çfarë bëra. Ndoshta bërtita, as nuk mbaj mend. Ajo është më e vogla nga tre fëmijët e mi. E dua shumë. Nuk mund ta imagjinoj jetën pa të”, mësohet të ketë thënë ajo, ndërkohë që ka treguar se vajza e saj shkoi të takonte Anthony Descheper pasi e kishte lejuar që të kalonte disa orë me vajzën e tyre 17-muajshe.

Gjatë takimit të tyre, Karen tha se Savannah u qëllua dhe u vra.

“Thjesht nuk mund ta besoj që ajo ka ikur”, tha Karen, duke shtuar “ishte kaq e bukur, shumë e bukur. Zakonisht i qëndronte besnike gjërave, ishte e zgjuar dhe e bukur dhe ne e donim shumë”. Më tej ajo tregoi se vajza e saj dhe njeriu që i mori jetën kanë qenë më parë në një lidhje, por ishin ndarë disa muaj më parë.

Madje, Karen Kulla ka rrëfyer edhe fjalët që e bija i kishte thënë në momentin kur dhe ishte ndarë nga babai i vajzës së saj të vogël.

 “Ajo më tha, rreth një muaj më parë, ‘nëse qëndroj me të, ai do të më vrasë’”, tha Karen.

Nëna e viktimës pretendon se policia i tha se të shtënat fatale erdhën pas një mosmarrëveshjeje për një çantë pelenash.

“Nga ajo që kam dëgjuar, ai i tha asaj: ‘më duhet çanta e pelenave’. Ajo tha: ‘do ta marr unë’. Ai tha: ‘E harrove çantën e mallkuar të pelenave’ dhe pastaj e vetmja gjë që dëgjova ishte se kishte tre të shtëna”, pohon Karen.

Hapet Gofundme për katër fëmijët e 29-vjeçares:

Njëra nga shoqet e fëmijërisë së Kullës ka krijuar një llogari në platformën GoFundMe me shpresën për të siguruar fonde për të ndihmuar katër fëmijët e 29-vjeçares.

“Savannah ishte një shpirt i bukur, një nënë, bijë, mbesë, motër, teze, mbesë, kushërirë dhe mikeshë e dashur dhe e përkushtuar, e cila i adhuronte katër fëmijët e saj: Joseph (6), Matheë (5), Kalem (4) dhe Skyla-Rose (1). Ata ishin krenaria dhe gëzimi i saj, drita në çdo ditë të saj.

Ajo i donte fëmijët e saj me gjithë zemër dhe kalonte çdo moment që mundte me ta. Bota e saj sillej rreth fëmijëve të saj. Fytyra e saj ndriçonte sa herë që fliste për ta, ishte shumë krenare për secilin prej tyre.

Jeta e Savannah-s u mor shumë shpejt dhe fëmijët e saj tani kanë mbetur pa ngrohtësinë, të qeshurat dhe dashurinë e nënës së tyre. Familja jonë është e vendosur të sigurohet që foshnjat e saj të jenë të rrethuara nga kujdesi, stabiliteti dhe dashuria që ajo do t’u kishte dhënë atyre çdo ditë.

Ne po kërkojmë ndihmë për të mbështetur Joseph, Matheë, Kalem dhe Skyla-Rose ndërsa ata ecin përpara pas kësaj humbjeje të paimagjinueshme. Fondet do të shkojnë për edukimin, terapinë e tyre dhe krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të dashur që nderon llojin e së ardhmes që Savannah dëshironte për ta”, shkruan ajo.

Çanta për pelenat e vajzës që solli tragjedinë! Si