Kryeministri, Edi Rama, i ka lënë ultimatum kryebashkiakëve që të dorëzojnë hartat për paketën e maleve deri në fund të muajit.
Përveç kritikave, Rama bëri dhe batuta ndaj dy kryebashkiakëve të Memaliajt dhe Fusha-Arrëzit, të cilët vijnë nga radhët e opozitës.
Debati i plotë:
Duhet të merret me instrumente për të rritur ekonominë atje. Kjo vlen për të gjithë, deri te Benet Beci që ka qenë promotori.
Beci: E kemi nisur.
Rama: E kemi nisur këtë punë bashkë, kur ti skishe mjekër. Të dy s’kishim dhe tani të ka shkuar sa unë, por ty s’të ka ardhur ende harta.
Të paktën edhe Memaliaj, Fushë-Arrëzi, që janë hurdhat që na mbrojnë nga syri i keq, që na mbrojnë nga lëkura e tyre blu, s’kanë sjellë gjë. Si majtas si djathtas, kur shqiptarët flenë gjumë, flenë gjumë. Zgjohuni nga gjumi. Deri në muajin.