Vendimi i Gjykatës Penale të Tiranës, e cila ka dënuar me 1 milion lekë të vjetra aktoren Egla Cenon, e cila akuzohej për veprën penale të “Shpifjes” nga moderatori i emisionit “Stop”, Saimir Kodra, ka ngjallur shumë polemika.
“Pamfleti” në një artikull shkruante mes të tjerash:
“Egla Ceno rezulton të jetë instrument i krimit të organizuar për të sulmuar një gazetar që kishte guxuar të ekspozonte korrupsionin në sistemin gjyqësor shqiptar”
Pas këtij raportimi Egla ka reaguar publikisht me ironi ndaj mënyrës si disa media e kanë trajtuar rastin.
Aktorja e njohur shprehet me tonë thumbues se “po të kishte pasur lidhje me politikën apo krimin, nuk do të mbetej me një rrogë aktoreje prej 500 mijë lekësh të vjetra”.
Ajo shton se nuk do të ndalet “deri në fund të së vërtetës”, ndërsa me humor e përmbyll reagimin me fjalinë: “Unë nuk jam Egla Ceno, jam Al Capone”.





