“Mbaje fort, t’i bijmë”/ Plas gr*shti mes policit dhe të riut me “Benz” në Berat, momenti kur zihen në mes të rrugës

Një i ri është konfliktuar fizikisht me efektivin e policisë rrugore në qytetin e Beratit pasi ky i fundit e kishte ndaluar për kontroll.

Situata agravoi në momentin që i riu zbriti nga makina dhe i drejtohet efektivit të policisë me fjalë kërcënuese ndërsa polici i shtyn derën e automjetit.

Në këtë moment, të dy personat në fjalë konfliktohen fizikisht ndërsa në pamjet e publikuara nga një qytetare, i riu dëgjohet t’i thotë efektivit të policisë: “Mbaje t’i bijmë, mbaje fort. Ore hiqe uniformën, hajde dalim.”