Prej më shumë se 3 vitesh, nuk dihet fati i Ervis Martinajt.
Babai i tij, bëri një kërkesë dje, 22 tetor, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Lezhës, për ta shpallur të birin zyrtarisht të zhdukur.
Gazetari investigativ Artan Hoxha, në emisionin “Opinion” tregoi mesazhin e fundit të Martinajt. Ai ka pasur një këlysh luani në banesë dhe ka pyetur për të.
“Ka qenë diku rreth orës 17:00, të datës 9 gusht, a i keni hedhur gjë luanit u ka thënë familjarëve, ka qenë SMS i fundit. Më pas janë ndërprerë kontaktet”, tha ai.
Po a ka ndonjë të dhënë të re për Martinajn?
“Ka shumë njerëz të zhdukur në këtë vend. Të gjithë si familje kanë mbaruar për ekonomi-biznes, janë shkolluar në të njëjtën degë të gjithë. Ai nuk është se erdhi nga krimi. Kundërshtarët e tij kërkonin dronë me lazer, që mbante lëndë eksplozive, se nuk i afroheshin dot. Fatin e tij ta kam thënë që atë ditë, Ervis Martinaj është eliminuar dhe kufoma e tij është zhdukur! Në Shqipëri nuk i fshihesh dot hasmit! Informacioni më i qëndrueshëm thonë se është kufoma është në tokë”, u përgjigj gazetari.
Ndaj Martinajt ka dy urdhër-arreste nga SPAK, ndërsa përgjatë viteve, ka patur kontrolle të shumta nga policia në disa banesa në zonën e Shijakut, Durrësit e Vlorës.




