Autobusi shp*rthen në fl*kë pas aks*dentit me një motorçikletë, 25 persona digjen të gj*llë

Një autobus pasagjerësh shpërtheu në flakë pasi u përplas me një motoçikletë, duke vrarë 25 persona dhe duke plagosur shumë të tjerë në Indinë jugore.

“Zjarri u përhap brenda pak minutash në autobus, duke zënë në kurth dhjetëra pasagjerë. Disa arritën të thyenin xhamat dhe të hidheshin jashtë me lëndime të lehta, ndërsa të tjerë u dogjën para se të mbërrinte ndihma “, tha oficeri i policisë Vikram Patil.

Autobusi mbante 44 persona, shumë prej të cilëve po flinin në kohën e përplasjes. Deri më tani, 15 pasagjerë janë shpëtuar dhe janë dërguar në spital. Shoferi i motoçikletës, i cili nuk është identifikuar, gjithashtu u vra.

Sipas autoriteteve, motoçikleta goditi pjesën e pasme të autobusit dhe u ngërthye, duke shkaktuar shkëndija që i vunë flakën rezervuarit të karburantit të automjetit.

“Kur tymi filloi të përhapej, shoferi e ndaloi autobusin dhe u përpoq ta shuante zjarrin me një fikëse zjarri, por zjarri u përhap aq shpejt sa ai nuk mundi ta kontrollonte”, tha oficeri.

Një ekip ekspertësh po heton shkaqet e aksidentit, ndërsa kryeministri indian Narendra Modi shprehu ngushëllime familjeve të viktimave.