Ndodh e papritura ne Tirane! Sportistes se Dinamos i kërkohet testi i gjinise, dyshohet per mashkull, por veprimi i saj cudit

Volejbolli shqiptar është hasur këto ditë me një ngjarje të padëgjuar më parë.

Volejbollistja e Dinamos, Nayara Ferreira, është pezulluar përkohësisht nga Federata pasi ka pasur ankesa për të nga klubet e Vllaznisë dhe Pogradecit në lidhje me gjininë e saj.

Report Tv mëson se sinjalizimet nga rivalët kanë bërë që klubit të Dinamos t’i kërkohet që të kryejë një ‘test gjinie’ për 32-vjeçaren.

Duket se braziliania nuk e ka pritur mirë këtë ndodhi, por së bashku me klubin i është drejtuar gjinekologut. FSHV kërkon teste më të thelluara për të parë nëse më herët kemi të bëjmë me një ndryshim gjinie nga Nayara.

Burime të Report Tv brenda klubit të Dinamos, sipas gazetarit Ernest Koçi, thonë se volejbollistja braziliane është ankuar për diskriminim në shoqata për mbrojtjen e grave, por edhe te Ambasada Braziliane në Tiranë, pasi ndjehet e fyer.

Klubi kryeqytetas beson se Ferreira është paragjykuar për shkak të stilit të veshjes, ndërsa karriera e saj 16-vjeçare si volejbolliste profesioniste nuk lë vend për dyshime.

Për momentin nuk ka asnjë reagim publik nga palët, por të gjithë janë kapur në befasi nga një kërkesë e tillë. Deri në daljen e analizave nuk pritet ndonjë reagim, por fakt është se deri në këto momente Nayara Ferreira është e pezulluar. Edhe në ndeshjen e fituar dje nga Dinamo kundër Tiranës, Nayara Ferreira nuk ishte e gatshme.