“Pse me kerkoni o të çmendur”/ 15-vjeçarja në Lushnje mesazh familjes 2 muaj pas zhdukjes, babai: Nuk e dija me kë fliste…

ë emisionin “Me Zemër të Hapur” u trajtua rasti i një të miture 15-vjeçare, e cila eshte zhdukur prej më shumë se dy muajsh. Më tej, familja në alarm dhe e shqetësuar ngre akuza për neglizhencë dhe diskriminim nga policia. 15-vjeçarja rezulton e zhdukur prej më shumë se dy muajsh, ishin prindërit e saj ne këtë rast babai i cili mbërriti ne studion e emisionit me zemër të hapur dhe apeloi ndihmë.

Ndër të tjera babai rrëfeu se natën e zhdukjes kishte pare dhe dëgjuar një makine e cila erdhi pranë shtëpisë që e kishte marre vajzën. Te shumta kane qene dëshmitë gjate transmetimit live në emision, ku u be e mundur mbërritja e disa fotove dhe videove te postuara minutat e fundit ne rrjetin social Tik-Tok, ku 15-vjeçarja tregonte se bënte një jetë luksi dhe veprime apo shkrime ku në një fare mënyrë rrëfente te kaluarën e saj.

Pas transmetimit të shumta kanë qenë dëshmitë dhe informacionet mbi lokalizimin e saj, madje vetë 15-vjeçarja reagoi me dy mesazhe në telefonin e babait duke i kërkuar që të mos e kërkonte live edhe atëherë do te kthehej në banesë, gjë që nuk ndodhi. Ndërkohë që dëshmia bombë që erdhi pas transmetimit ishte me detaje të cilat të lënë pa fjalë dhe që 15-vjeçarja qëndronte në një banesë me një shoqen e saj e cila sipas dëshmisë e përdorte dhe nuk tregonte se jetonte me te, ndërkohë që 15-vjeçarja shoqërohej me burra te ndryshëm dhe i gënjente ata për moshën duke treguar se ishte me shume se 15-vjeç. Ditën e sotme kane mbërritur në studio të dy prindërit për të kërkuar sërish ndihmë.

“Më dërgoi mesazh. Hiqi ato fotografi nga TV se do të kthehem. Të bisedoja nuk ma hapte. Nuk i ktheva asnjë përgjigje vetëm i bija ziles. Nuk i kemi bërë gjë. Nuk i mungonte gjë. Ishte e shqetësuar dhe në ankth për të ikur. Nuk e di se me kë fliste. Rrinte me telefon në. Kur hyja unë në dhomë ndërpriste muhabetet. Ne jemi fukarenj dhe prandaj do ketë ikur. Por sa mundësi kishim ja plotësonim. Nuk më tregonte asgjë.

Dhunë nuk ka pasur në familjen tonë. Për të bërtitur, i bërtisja. E kërcënoja e doja ndonjëherë si ikë rri në ballkon. Telefonin e ka përdoru që në moshën 10-vjeçare. Ja bleva që në atë moshë se një fëmijë kisha. Psikologët e Lushnjës me kanë thënë që mos i bëj presion. Mua njëherë më ka hedhur në gjyq për kërcënimin që i bëra”, tha babai.