Loja e fshehtë e Ramës për shk*tërrimin e Sali Berishës! Ja kush janë te fortët që u dha pushtet, dhe i bëri për vete

Krahas shkrirjes së LSI-së së Ilir Metës, e cila sot ka mbetur një teneqe politike, Edi Rama, në kuadër të tezës së 2009 ‘Përtej të majtës dhe të djathtës’ ka nisur të zbatojë strategjinë e bashkëqeverisjes me Partinë Demokratike, sidomos në krye të mandatit të katërt të qeverisjes. Pas zhbërjes së LSI-së, Edi Rama piketoi qindra simpatiznatë të PD dhe dhjetëra figura lokale dhe qendrore të kësaj partie, duke hyrë në negociata, me qëllim për t’u larguar nga ajo që Rama e konsideron si ‘kënetë’ dhe për t’iu bashkuar Rilindjes, për të kontribuar në qeverisjen e vendit.

Teksa Partia Demokratike nën kontrollin e familjes Berisha sa vjen edhe i largohet rrugës së pushtetit, disa përfaqësues të saj kanë pranuar ofertat e Ramës për bashkëqeverisjen, ndërsa shumë të tjerë janë vetëofruar për të kontribuar në qeverisje, por jo për të gjithë është finalizuar marrëveshja.

Nga ana e saj, kupola e PD-së, përmes Flamur Nokës i ka konsideruar si tradhtarë dhe të shitur eksponentët e PD-së që iu bashkuan qeverisjes Rama.

 

Ndërkaq, Edi Rama ka arritur të rekrutojë plotësisht biznesmenët pranë PD dhe familjes Berisha, përmes tenderave, koncensioneve dhe lejeve për kulla. Ndërkaq, disa deputetë aktualë të PD marrin tendera dhe koncensione me vlerë miliona euro nga pushteti, përmes bashkëshortëve, krushqive, vëllezërve etj. Ish deputetë dhe ish ministra të PD mbajnë dhe po marrin koncensione, ndërsa familjarët i kanë të punësuar në poste kyçe publike.

Figurat e PD që iu bashkuan qeverisjes Rama

Ridvan Bode, ish deputet dhe ish ministër i PD, u emërua nga PS anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë

Majlinda Bregu, ish deputete dhe ish ministre e PD-së, u emërua nga Rama në krye të Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian

Ilir Rusmali, ish ministër i Drejtësisë dhe ish deputet i PD, PS e emëroi anëtar KAS, ndërsa Rama ka shprehur vlerësimet më të larta për formimin e tij si jurist dhe si këshilltar i Preidentit Begaj.

Ferdinand Xhaferri, ish deputet dhe ish ministër i PD-së, emërohet këshilltar i Presidentit Bajram Begaj.

Leonard Demi, ish deputet i PD-së. Z. Demi emërua ambasador i Shqipërisë në NATO, ç’është e vërteta me konsensus PD-PS. Nëse ‘kalimet’ e tjera PD i ka etiketuar si tradhti, grupi i PD ka votuar pro Demit për ambasador.

Besart Kadia, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, u emërua nga Rama zv/ministër i Ekonomisë dhe Financave dhe më pas ambasador në Azerbajxhan

Sara Bodo, nënkryetare e FRPD, emërohet drejtuese e Agjencisë Kombëtare të Rinisë

Enkelejda Rica, kryetarja e Forumit Rinor të PD në degën e Kurbinit dhe kandidate për deputete, punësohet në Bashkinë e Kurbinit si specialiste

Mhill Fufi, ish deputet i PD, u emërua drejtori i Transportit Rrugor në Qarkun e Lezhës

Benet Beci, ish kandidat për deputet i PD-së dhe drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, u propozua nga Rama për kryebashkiak të Shkodrës

Megi Balliu, anëtare e Kryesisë së PD, emërohet specialiste pranë Agjencisë Kombëtare të Rinisë

Zheni Gjergji, ish depute e PD, u emërua drejtoreshë e Spitalit Rajonal ‘Dr. Xhaferr Kongoli’ në Elbasan.

Manjola Nikollo, kryetare e PD në Sarandë, nënkryetare e Bashkisë Sarandë

Genc Deromemaj, kryetar i Partisë Demokratike Vlorë, u emërua drejtor i Kadastrës në Vlorë.

Blendi Sulaj, nënkryetar i PR dhe më pas i besuar i Bashës, emërohet nënkryetar i Bashkisë së Tiranës.

Zamira Sina, simbol i çadrës së Lulzim Bashës, Rama e bëri deputete të PS, në listë të mbyllur, Qarku Vlorë.