Gazetari Blendi Fevziu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke folur për SPAK dhe reformën në drejtësi, deklaroi se ka edhe një element të spektaklit në arrestimet e SPAK.
Fevziu foli edhe për lajmet e fundit që kanë qarkulluar, për paraqitjen e zv.kryeministres Balluku në SPAK, të cilat i quajti të papëgjegjshme, pasi nuk ka asnjë informacion zyrtar, por vetëm hipoteza për të cilat tha se është “shokuar”.
Blendi Fevziu: Mendoj se disa prej këtyre arrestimeve janë bërë në mënyrë spektakolare edhe për të krijuar përshtypjen lart e poshtë që po ndëshkohen njerëz që nuk ndëshkoheshin më parë. Më thuaj, pse duhej kryer arrestimi i Metës ashtu në mes të rrugës? Kartolina më e shëmtuar. Cili është ai vend që Presidentin e vet e tërheq zvarrë?
Ylli Rakipi: Pra ju jeni me idenë që është e orientuar edhe pak nga spektakli, për të bërë bujë me emrat e zyrtarëve. Këto ditët e fundit kemi parë lojën, u thirr, nuk u thirr Balluku, një gjeagjëzë.
Blendi Fevziu: Për Ballukun nuk dimë gjë akoma. Sot do të kisha emision për Ballukun, por asnjë nga gazetarët seriozë, nuk mund të vijnë në studio dhe të flasin për një hipotezë. Ne nuk kemi deklaratën. Pra pa patur deklaratën, po të shohësh mediat online, shokohesh. Disa flasin për tunelin e Llogarasë, që nuk e di a ka ministrja përgjegjësi pasi është ARRSH, disa flasin për supervizimin, disa për anijet, disa të tjerë për gjë tjëtër. Në këtë mes dhe këtë e quaj papërgjegjshmëri, ne dimë deri tani, që ka një lajm të dalë nga mediat që Balluku do të thirret, për ti komunikuar akuzë apo për ta marrë të pandehur. Se për çfarë nuk e di, nuk mund të ngremë hipoteza.
Ylli Rakipi: Jo, ka disa që e bëjën sepse kanë axhenda të ndryshme.
Blendi Fevziu: Unë po pres kur SPAK të komunikojë.
Ylli Rakipi: Pra në këtë rast ka edhe SPAK makinerinë e pi-arit.
Blendi Fevziu: Çdo njeri kur bën një gjë do të duket. Nuk e di as kush ka qenë këshilltar i SPAK. Ka një perceptim që shembujt janë zgjidhja më e mirë. Pra bëj dy-tre shembuj dhe tremben edhe të tjerët. Për mua, duhen dënuar fajtorët. Sikur të dënosh një të pafajshëm, ke dështuar. Është më mirë të mos dënosh ca fajtorë, sesa një i pafajshëm të bëjë burg.
Ylli Rakipi: Kemi vënë re që janë të rralla rastet kur gjykata rrëzon SPAK.
Blendi Fevziu: Ky është defekti më i madh që ka reforma në drejtësi. E quaj SPAK deri diku histori suksesi…
Ylli Rakipi: Edhe unë e kam atë ide. Por ja vijmë këtu.




