ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë gazetarja Alba Alishani. Që nga ana profesionale e po ashtu në atë personale, Alba ka bërë një rrëfim të sinqertë e të patreguar më parë.
Së fundmi ka bërë xhiron e rrjetit një video ku gazetarja përplaset me pjesën tjetër të panelit në studion e “Top Story”, duke u shprehur se duke folur për 40 minuta janë duke bërë një teatër absurd…
Ronaldo: Një kafe me zotin Curri do e pinit, apo e pini?
Alba: Jo, nuk e pi. Nuk kemi marrëdhënie personale, nuk njihemi. Takimet tona janë vetëm në panele televizive. Unë nuk jam përjashtuese dhe as penalizuese për asnjë prej njerëzve të botës së televizionit. Po të them që me një pjesë të mirë të tyre nuk kam marrëdhënie ndërpersonale, nuk kam ndërtuar raporte njerëzore dhe jo pa qëllim. Unë mbaroj emisionin dhe detyrën time në studio dhe zakonisht vazhdoj në shtëpi.
Ronaldo: Ndër rreshta më thatë që nuk ju pëlqen zoti Curri si natyrë për të konsumuar një kafe.
Alba: Jo, sepse e ke marrë si target Currin sot, e ke lexuar gabim. Nuk ka qenë fare target.




