Lagjja “Ndoc Mazi” në Shkodër është tronditur paraditen e sotme nga një atentat me tritol vendosur në makinën e një 38-vjeçari.
Sipas policisë, tritoli është vendosur në makinën e parkuar të Enea Busukja, i cili sapo e ka ndezur mjetin, ky i fundit ka shpërthyer.
Si pasojë, 38 vjeçari ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital. Ai rezulton se është punonjës i Tatimeve në Shkodër, ndërsa nuk figuron si person me problematika apo me precedent penal.
Busukja është specialist i monitorimit në terren pranë Drejtorisë së monitorimit në terren, në rajonin e veriut.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 11:35, në lagjen “Ndoc Mazi”, në momentin që shtetasi Eenea Buzukja ka ndezur automjetin e tij, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në automjet.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. B., 38 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Ky që shihni në foto është 38-vjeçari Enea Busukja, i cili mbeti i plagosur në Shkodër pas një shpërthimi me tritol që ishte vendosur në automjetin e tij .
Policia thotë se ngjarja ndodhi rreth orës 11:35, në lagjen “Ndoc Mazi” ku sapo Enea Busukja ka ndezur automjetin e tij, ka shpërthyer lënda plasëse.
Si pasojë e shpërthimit, Enea Busukja, 38 vjeç, u dëmtua dhe u dërgua menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Enea Busukja punon si specialist i monitorimit në terren pranë Drejtorisë së Monitorimit në Terren, në rajonin e veriut.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.





