B*mbë politike ndaj Belinda Ballukut – Gazetari tr*ndit qeverinë me zbulimin e tij

Një deklaratë e fortë ka vënë në qendër të vëmendjes Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Sipas gazetarit Almer Toska, një nga figurat më të larta të qeverisë shqiptare dyshohet se është e padëshiruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nuk mund të udhëtojë drejt Uashingtonit në cilësinë e përfaqësueses shtetërore.

“Ajo nuk e kalon dot oqeanin, sepse ka cënuar interesat kombëtare. Unë e kam të konfirmuar që nuk shkon dot si zyrtare në SHBA, për një sërë aferash,” u shpreh Toska në një debat televiziv, duke shtuar se informatat që ka janë të sigurta, ndonëse nuk zbuloi detaje mbi natyrën e aferave të dyshuara.

Deklarata e tij tronditi opinionin publik dhe hap një kapitull të ri akuzash ndaj qeverisë Rama, në një kohë kur Balluku është një nga figurat më të fuqishme të kabinetit.

Por gazetari nuk u ndal vetëm te Balluku. Ai shigjetoi drejtpërdrejt edhe Kryeministrin Edi Rama, duke thënë se marrëdhëniet e tij me Uashingtonin janë të ngrira që prej ardhjes në pushtet të presidentit Donald Trump.

“Edi Rama nuk ka marrëdhënie me Departamentin e Shtetit dhe administratën Trump që kur ai erdhi në pushtet,” deklaroi Toska, duke lënë të kuptohet se lidhjet mes dy qeverive janë më të tensionuara se kurrë.

Ky pretendim i rëndë vjen në një moment delikat për politikën shqiptare, ku çdo zhvillim në marrëdhëniet me SHBA-në ka peshë vendimtare. Nëse akuzat rezultojnë të vërteta, do të ishte një goditje e fortë jo vetëm për Ballukun personalisht, por edhe për imazhin e qeverisë shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Derisa të ketë një reagim zyrtar nga vetë Balluku apo nga qeveria, kjo çështje pritet të ndezë edhe më shumë debatin publik dhe politik në ditët në vijim.

Interesting For You