Mjeket e huaj kanë bërë të pamundurën, por sja dolën…! Ja cfare po i ndodh Fatos Nanos pas 20 ditesh

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, ndodhet prej rreth 20 ditësh në gjendje të rëndë shëndetësore, duke vijuar trajtimin në repartin e terapisë intensive të një spitali privat në Tiranë. Burime pranë mjekëve konfirmojnë për Newsbomb.al se gjendja e liderit historik të Partisë Socialiste vazhdon të jetë kritike dhe pa përmirësime të dukshme.

Pavarësisht përkujdesjes së vazhdueshme nga stafi mjekësor, Nano vazhdon të jetë në gjendje të pavetëdijshme, me reagime minimale ndaj dritës dhe stimujve të jashtëm. Mjekët raportojnë se gjendja e tij është e qëndrueshme, por jashtë rrezikut për jetën nuk mund të konsiderohet.

Sipas burimeve të afërta me familjen, ish-kryeministri kishte nisur trajtim mjekësor në banesë që prej më shumë se një muaji, ku merrte oksigjen të përhershëm dhe kujdes 24 orë nga një ekip i specializuar. Gjendja e tij u përkeqësua papritur disa ditë më parë, kur pësoi një arrest kardiak, por ndërhyrja e menjëhershme e mjekëve të ambulancës bëri të mundur rikthimin e funksioneve vitale.

Megjithatë, problemi kryesor mbetet truri, i cili, sipas mjekëve, nuk po reagon në mënyrë funksionale, dhe rizgjimi i pacientit mbetet deri tani pa shenja pozitive. Për të garantuar trajtim sa më të avancuar, në spital është përfshirë edhe një ekip ndërkombëtar mjekësh, të cilët po ndihmojnë në monitorimin dhe menaxhimin e gjendjes së tij.

Familjarët e Nanos nuk kanë dhënë ende ndonjë deklaratë publike, duke zgjedhur të ruajnë diskrecionin dhe privatësinë në këtë moment të vështirë. Ndërkohë, figura të shumta të politikës shqiptare, përfshirë përfaqësues nga e majta dhe e djathta, kanë shprehur shqetësim dhe solidaritet me familjen, duke uruar që ish-kryeministri të arrijë të dalë nga kjo gjendje kritike.

Fatos Nano, 73 vjeç, është një nga figurat më të rëndësishme të tranzicionit shqiptar, themelues i Partisë Socialiste dhe disa herë kryeministër i vendit (1991, 1997–1998 dhe 2002–2005). Prej tërheqjes së tij nga politika aktive në vitin 2005, ai është qëndruar larg vëmendjes publike, duke jetuar në mënyrë të qetë mes Tiranës dhe pushimeve jashtë vendit.

Gjendja e tij vijon të monitorohet nga afër, ndërsa mjekët mbeten të kujdesshëm në parashikime, duke e konsideruar situatën si tejet delikate dhe me rrezik për jetën.