“Italia ishte b*rgu im i parë nuk e imagjino si…”, Elsa Lila tregon dh*mbjen e madhe pas humbjes së nënës në ’97

Në një rrëfim tronditës përballë Grida Dumës në “Grida Duma Podcast”, këngëtarja Elsa Lila ka treguar për herë të parë se si mori lajmin e vrasjes së nënës së saj në vitin 1997, vetëm pesë muaj pasi ishte larguar nga Shqipëria me helikopterin e ambasadës italiane.

“Italia ishte burgu im i parë. Nuk më lejuan të kthehesha, kufijtë ishin të mbyllur. Doja vetëm ta shihja nënën, por nuk munda. E kam parë vetëm një gur kur u ktheva në tetor,” rrëfeu ajo.

Edhe sot, pas shumë vitesh, Elsa thotë se truri i saj nuk e ka pranuar ende humbjen: “E mendoj sikur është diku, në një kontinent tjetër, dhe po jeton jetën e saj.”

Në një bisedë shumë të ndjerë dhe emocionale në Grida Duma Podcast, këngëtarja Elsa Lila ka treguar për herë të parë si e përjetoi momentin kur u akuzua padrejtësisht në Itali.

“Ke një akuzë 20 vite e lart dhe gjëja e parë që mendova ishte: çfarë mund të kem bërë unë për ta merituar këtë? Ndoshta ndonjë gjobë e makinës, por s’vlen 20 vite,” tregoi këngëtarja për përjetimet e saj me karabinierët.

Elsa Lila tregon se si shtangu përballë prangave dhe dilemat që kaloi gjatë arrestimit: “Të gjithë kemi anë të errëta dhe të ndriçuara. Të gjithë kemi lënduar dikë, ndoshta pa dashje. Edhe unë nuk kam qenë gjithmonë e përsosur, por kurrsesi për të merituar burg”, tregoi këngëtarja.

Përjetimet për muajt në përballje me drejtësinë italiane, këngëtarja Elsa Lila i ka përshkruar edhe në librin e saj “Mirë se erdhe në Rebibbia”.

 

Top Channel