Pamjet që shihni tregojnë momentit tragjik ku 32-vjeçari Hajri Bajramaj përplasi të riun Leandro Shametaj.
Siç shihet edhe në videon e mëposhtme ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 00:08 minuta të 20 nëntorit, në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë.
32-vjeçari në gjendje të dehur teksa ishte duke drejtuar automjetin e tij luksoz tip “Porsche” ka marrë zvarrë 17-vjeçarin Leandro Shametaj, i cili sapo kishte mbyllur turnin dhe po kthehej për në shtëpi.
Gjykata e Vlorës këtë të enjte vendosi që të lërë në qeli 32-vjeçarin, Hajri Bajramajn, i cili përplasi për vdekje 17-vjeçarin, Leandro Shametajn.
Togat e zeza morën vendimin për lënien në burg të Bajramajt, i cili pak pas mesnatës të 28 tetorit, tërhoqi zvarrë me mjetin e tij tip “Porsche”, adoleshentin i cili sapo kishte mbyllur turnin dhe po kthehej për në banesë.
32-vjeçari akuzohet për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur”.
Gjatë seancës Bajramaj i penduar u ka kërkuar falje familjarëve të Leandros, të cilët ishin duke qëndruar jashtë Gjykatës në momentin që gjykatësi pranoi kërkesën e Prokurorisë së Vlorës për lënien në burg të 32-vjeçarit.
Ndërkohë për mediat ka folur edhe daja i 17-vjeçar i cili ka kërkuar ashpërsim të ligjit për të tilla vepra penale. Sipas tij, ngjarja e ndodhur ku humbi jetën nipi i tij nuk është thjesht një aksident, por një vrasje me dashje.
“Unë jam daja i Leandros dhe këtu jam bashkë me familjarët dhe ne kërkojmë nga drejtësia, ai e ka marrë çka meriton, por kërkojmë të ashpërsohet ky ligj. pasi ajo nuk është një aksident, por një vrasje me dashje. Në moment që të ecësh në bulevard me 200 dhe të jesh i papërgjegjshëm të të dalin testet e alkoolit pozitiv, për ne kjo është… nuk ka fjalë, nuk arrimë dot ta besojmë të gjithë këtë që na ka ndodhur. Kërkojmë të ashpërsohet ligji dhe të mos ngelet me burg dhe shkelje të qarkullimit. Për ne është vrasje me dashje”, tha ai.




