Erion Veliaj ka folur në Gjykatën Kushtetuese duke thënë pretendimet e tij, duke kundërshtuar shkarkimin nga kryetari i bashkisë së Tiranës.
Erion Veliaj: Dhe kur beson se ke dhënë gjithçka për këtë mandat vjen arsyeja për të cilën të largojnë nga detyra dhe citoj, mos prezenca në detyrë për më shumë se 3 muaj. Nuk kishte se si të më fyenin më rëndë se kaq. Ka qenë fyerja më e rëndë e jetës time publike. Kjo është fyerja më e rëndë sepse erdhi nga bashkëpunëtorët e mi, nga njerëz që më njohin më mirë se kush do tjetër. Zoti i faltë. Lutem çdo natë për ta dhe i them Zot fali se nuk dinë çfarë kanë bërë me atë vendim.
“Shumë e nderuar, dua t’ju falënderoj me respekt të fortë. Kam pritur 9 muaj për këto 9 minuta. Beteja ime vjen është e gjatë.”, tha ai.
“Cilën shkelje të rëndë të Kushtetutës apo të ligjit kam kryer unë, në ushtrimin e mandatit kushtetues të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës? Përpjekja ime për të mbrojtur besëlidhjen me qytetarët e Tiranës, edhe në kushtet e rrëmbimit në qeli, është detyrim imi ndaj qytetarëve. Besimi im se vota e lirë është më e fortë se kulisat politike është fuqia që më shtyn të bëj këtë betejë. Bindja ime se drejtësia duhet të burojë nga Kushtetuta dhe jo nga protagonizmi politik apo etja për karrierë mbi kurriz të lirive themelore të qytetarëve është e palëkundur.”, tha Veliaj.
Seanca nisi me një kërkesë paraprake nga Presidenca, e cila kërkoi që dekreti për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë të mos jetë pjesë e këtij gjykimi, pasi sipas tyre nuk është kompetencë e Gjykatës Kushtetuese. Por, kërkesa u rrëzua me vendim unanim nga Kushtetuesja.
Mbrojtja e Veliajt e cilësoi shkarkimin e Veliajt si veprim të motivuar politikisht. Aktualisht po flet kryebashkiaku Veliaj.
Veliaj la qelinë e rreth orës 08:48 dhe mbërriti në Gjykatën Kushtetuese në orën 09:30 i prangosur. Pasi zbriti nga furgoni i Policisë së Burgjeve, i shoqëruar me policë, Veliaj dha edhe një buzëqeshje të lehtë.
Erion Veliaj mbahet nën masën e arrestit me burg prej datës 10 shkurt. Bashkë me bashkëshorten e tj, Ajola Xoxa akuzohen për korrupsion në 9 raste. Mbi Veliajn rëndojnë 5 akuza në total, korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash, mosdeklarim pasurie si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.
Lajmi në përditësim…
vijon…
 
   
   
   
   
   
   
   
   
  




