Lulzim Basha në SPAK “f*ndos” Sali Berishën! Deklarata b*mbastike e ish-Ministrit demokrat: S’e dhashë unë..

Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar të tjera detaje në lidhje me thirrjen e Lulzim Bashës në SPAK pasditen e kësaj të enjteje. Gjithçka lidhet me hetimet që po zhvillohen për vrasjet e 21 Janarit 2011.

Sipas Anila Hoxhës, Lulzim Basha, ka hequr përgjegjësinë nga vetja duke thënë se nuk ka dhënë asnjë urdhër ndërsa theksoi se pritet të thirret edhe Sali Berisha.

Mesa duket, Lulzim Basha ka për qëllim të “fundosë” Sali Berishën, duke shmangur veten nga çdo përgjegjësi. Asokohe, Lulzim Basha mbante detyrën e Ministrit të Brendshëm.

“Lulzim Basha ka thënë se më 21 Janar 2011 nuk ka dhënë asnjë urdhër për të qëlluar ndaj protestuesve. Nuk ka fajësuar të tjerët. Burim i besueshëm. Ajo që më është thënë jo zyrtarisht, së shpejti, mund të thirret si deklarues edhe i kallëzuari tjetër. Ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi. Pritet që SPAK të thërrasë si deklarues edhe Sali Berishën.”-tha Hoxha.

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale, duke akuzuar SPAK-un, se është kapur në flagrancë duke nxjerrë të dhëna nga procesi hetimor për Bashën.

Në një postim në Facebook, Manjani ndalet të raportimi i gazetares së Top Channel, e cila mbrëmjen e djeshme ka trasmetuar se “Lulëzim Basha ka pohuar se nuk ka dhënë asnjë urdhër dhe se ka zbatuar detyrën”.

“Jo zyrtarisht më është thënë kjo deklaratë e Bashës, do më duhet ta konfirmoj sërish. Ajo që më është thënë “së shpejti, pa konfirmuar datën dhe ditën, mund të thirret si deklarues edhe ish-kryeministri Sali Berisha”, shprehet ai.

Sipas Manjani, gazetarja ka kryerë detyrën e saj, “pra të informojë publikun, qoftë edhe me atë që i “kanë thënë”.

“Problemi në të vërtetë është me ata që “i kanë thënë” gazetares përmbajtjen e dëshmisë së një personi të pyetur në konfidencë të plotë, me cilësinë e dikujt që mund të ketë dijeni për një krim

Zoti Altin Dumani, së bashku me të zotërinj e zonja të tjerë që drejtojnë drejtësinë,  e kanë shumë të thjeshtë ta gjejnë se kush është personi që i “ka thënë” gazetares ato që nuk duheshin thënë”, shton Manjani.

Ai e ka quajtur nxjerrjen e të dhënave si skandal, të paligjshme dhe jo profesional. Duke u shprehur se qëllimi i kësaj në të vërtete është “që të nxitet gjykimi popullor dhe për të bërë presion intimidues gjykatave të ligjit”.

Në përfundim, ai thekson se “dekretimi i mbrëmshëm i gazetares është në thelb akt flagrance i përhapjes së paligjshme të të dhënave hetimore nga Spak”. 

Postimi i plotë i Manjanit:

SPAK është kapur në flagrancë duke nxjerrë të dhëna.

Gazetarja e Top Channel, sigurisht në kryerje të detyrës së saj, ka raportuar mbrëmë se:

“Lulëzim Basha ka pohuar se nuk ka dhënë asnjë urdhër dhe se ka zbatuar detyrën. Jo zyrtarisht më është thënë kjo deklaratë e Bashës, do më duhet ta konfirmoj sërish. Ajo që më është thënë “së shpejti, pa konfirmuar datën dhe ditën, mund të thirret si deklarues edhe ish-kryeministri Sali Berisha”…

E përsëris, gazetarja është në të drejtën dhe detyrën e saj, pra të informojë publikun, qoftë edhe me atë që i “kanë thënë”.

Problemi në të vërtetë është me ata që “i kanë thënë” gazetares përmbajtjen e dëshmisë së një personi të pyetur në konfidencë të plotë, me cilësinë e dikujt që mund të ketë dijeni për një krim.

Zoti Altin Dumani, së bashku me të zotërinj e zonja të tjerë që drejtojnë drejtësinë, e kanë shumë të thjeshtë ta gjejnë se kush është personi që i “ka thënë” gazetares ato që nuk duheshin thënë.

Personi që ka nxjerrë në publik dëshminë konfidenciale, që ligjërisht quhet e dhënë hetimore e mbrojtur, duhet gjetur ndërmjet;

1. Prokurorit të çështjes,

2. Oficerit të BKH që ka asistuar apo kryer proçedurën e pyetjes.

3. Vetë deklaruesit Lulzim Basha.

Në këtë rast nuk ka patur avokat që të fajsohet, siç e bëjnë SPAK-sat rregullisht për të mbuluar përhapjen e paligjshme të të dhënave të dosjes. Nuk ka pra as alibi formale për ta “shitur” këtë përgjegjësi ligjore të prokurorit tek avokatët.

Sigurisht as gazetarja ska asnjë përgjegjësi dhe as mund të jetë pjesë e përgjegjësisë. Insistoj te kjo gjë, sepse SPAK sa herë kapet gafil proçedon gazetarët..

Por nxjerrja e të dhënave hetimore është skandal, përveç se e e paligjshme dhe jo profesionale.

Qëllimi në vetvete është që të nxitet gjykimi popullor dhe për të bërë presion intimidues gjykatave të ligjit.

Deklarimi i mbrëmshëm i gazetares është në thelb akt flagrance i përhapjes së paligjshme të të dhënave hetimore nga Spak.

Prokurori i çështjes është zoti/përgjegjësi i dosjes hetimore dhe pikë. Dhe janë kapur në flagrancë duke nxjerrë në publik të dhëna hetimore.

Nëse kjo nuk mjafton për të filluar proçedim kompleks ligjor ndaj prokurorit, nuk e di se çfarë duhet tjetër.