Bertil Aliaj është autori i vrasjes së Dalan Aliajt mbrëmjen e kësaj të shtune në Gjorm të Vlorës. Sipas raportimeve, autori dhe viktima janë kushërinj me njëri-tjetrin.
Shkaqet dhe rrethanat e krimit janë të paqarta ndërsa policia ka nisur kërkimet për autorin e vrasjes së 36-vjeçarit Dala Aliaj.
Mësohet se 6 plumba janë derdhur në trupin e të riut i cili u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk i mbijetoi plagëve të marra.
Bertil Aliaj është i përfshirë në ngjarjen e njohur si “Masakra e Coles” në vitin 2015, ku pas një sherri në kazino mbetën të vrarë Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj, ndërsa policia arrestoi disa persona në lidhje me krimin.
Nuk dihet ende nëse ngjarje e kësaj të shtune lidhet me masakrën e vitit 2015, ndërsa mbetet për tu konfirmuar nga autoritetet.
Dalan Aliaj është 36-vjeçari i cili u vra këtë të shtunë në Gjorm të Vlorës në rrethana ende të paqarta. Burime bëjnë me dije se 36-vjeçari banues në Fier, u gjet pa shenja jete nga familjarët e tij.
Policia raporton zyrtarisht se nga veprimet paraprake, gjatë këqyrjes së trupit të viktimës janë konstatuar pagë të shkaktuara me armë zjarri.
Ende nuk ka një autor të dyshuar për krimin ndërsa policia dhe grupi hetimor vijojnë punën për të zbardhur ngjarjen.
Dalan Aliaj ishte djali i xhaxhait të Bertil Aliajt, person i përfshirë në ngjarjen e njohur si “Masakra e Coles” në vitin 2015, ku pas një sherri në kazino mbetën të vrarë Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj, ndërsa policia arrestoi disa persona në lidhje me krimin.
Nuk dihet ende nëse ngjarje e kësaj të shtune lidhet me masakrën e vitit 2015, ndërsa mbetet për tu konfirmuar nga autoritetet.
Njoftimi i Policisë
Sot, në fshatin Gjorm, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij, shtetasi D. A., 36 vjeç, banues në Fier. Nga veprimet paraprake, gjatë këqyrjes së trupit, i janë konstatuar plagë të dyshuara të shkaktuara me armë zjarri.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.




