Pas një periudhe të gjatë heshtjeje publike, Fatos Nano, ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Socialiste, është shfaqur sërish në një foto të rrallë që po qarkullon në media.
Prej vitesh, Nano kishte zgjedhur të mbante një profil të ulët, duke u shkëputur pothuajse plotësisht nga jeta politike dhe publike. Pamjet e tij të fundit janë të rralla, ndërsa daljet mediatike mungojnë prej kohësh.
Nano shihet pas një dreke miqësore me Taulant Ballën dhe Gramoz Ruçin, dy prej bashkëpunëtorëve dhe miqve më të afërt të tij ndër vite.
Burime pranë familjes tregojnë se ish-kryeministri vazhdon të mbajë kontakte të ngushta vetëm me një rreth të kufizuar personash, mes të cilëve nuk mungojnë figurat e vjetra të Partisë Socialiste.
Fatos Nano, i njohur si njeriu që modernizoi PS-në dhe i dha një frymë të re politikës shqiptare në fillim të viteve 2000, vijon të mbetet një figurë enigmatike për publikun shqiptar, ndërsa çdo dalje e tij zgjon interes dhe nostalgji.

Në nderim të ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano, gjatë ceremonisë në Pallatin e Kongreseve pritet të mbajë një fjalë në emër të familjes bashkëshortja e tij, Xhoana Nano.
Pashomazheve, arkëmorti i Fatos Nanos do të kalojë përpara godinës së Kryeministrisë për t’u përcjellë më pas drejt varrezave të Sharrës, ku do të zhvillohet ceremonia e varrimit. Sipas informacioneve të siguruara nga gazetari i Top Channel Muhamed Veliu në homazhe pritet të marrin pjesë personalitete të shumta nga rajoni dhe politika shqiptare. Nga Maqedonia e Veriut do të jetë i pranishëm kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, nga Kosova, kryeministri Albin Kurti, disa ministra dhe deputetë, ndërsa Malin e Zi do ta përfaqësojë zëvendëskryeministri i vendit.
Nga opozita shqiptare, Partia Demokratike pritet të përfaqësohet nga Flamur Noka dhe Agron Gjekmarkaj.
Top Channel




