Ish-kryetari i Kuvendit dhe një ndër njerëzit më të afërt të Fatos Nanos, Gramoz Ruçi, ka folur pas homazheve në Pallatin e Kongreseve në nder të ish-kryeministrit dhe “kapitenin” e socialistëve.
Ai e përshkroi Nanon si themelues, reformues dhe demokratizues të Partisë Socialiste, si një lider që udhëhoqi partinë për 14 vjet, duke e mbajtur atë në pushtet dhe duke lejuar gjeneratën e re të marrë drejtimin e forcës politike. Ruçi vuri në pah dorëheqjen e Nanos pas humbjeve zgjedhore, si një akt i parevokueshëm që la hapësirë për udhëheqjen e rinisë dhe për zhvillimin demokratik të PS.
“I paharruar kujtimi i vëllait tim dhe kryetarit tim, Fatos Nano. Ai do të mbahet mend si qytetar ekselent, intelektual i klasit të parë, politikan me integritet dhe si lideri i parë në demokraci që u persekutua për 4 vjet. Sot e nderojnë përfaqësues nga e gjithë Shqipëria dhe jashtë saj,” shtoi Ruçi.
Pjesë nga fjala e Gramoz Ruçit:
Një komb dhe një popull e shfaqi veten me njerëzit po njëherësh e shfaq veten edhe për mënyrën, formën dhe përmbajtjen se i nderon dhe i përkujton ata. Sot, është dita që të nderojmë edhe të përkujtojmë Fatos Nanon. Fatos Nanon si të parë themelues të PS, si i parë si reformues i PS, si i parë demokratizuesi i PS, si i parë transformues i PS.
Fatos Nanon si lider i PS në 14 vjet kur nuk ka për të ndodhur më 4 vjet ti kalosh në izolim dhe 8 vjet t mbash forcën politike në puhtet, pikërisht në dekadën e parë të themelimit të transformimit si asnjë forcë tjetër politikë, si motra në vendet e Europës lindore. Do të mbahet mend si i pari që në zgjedhjet e para dhe të fundit që humbi dha dorëheqje të parevokueshme duke lënë të lirë forcën politike dhe gjeneratën e re për të marrë drejtimi ne kësaj force politike. Do të mbahet mend si i pari që tezën që ai tha se kur erdhi në pushtet se do t ë sakrifikojë një pushtet për të ndërtuar një shtet nuk e kishte thjesht një predikim por e bëri realitet.
Duke hapur rrugën dy djemve të rinj të PS për tu bërë kryeministër 30 vjeç dhe se Fatos Nano do të ngelet një qytetar ekselent një intelektual i klasit të parë një politikan race dhe do të mbahet mend më së fundit si i pari politikan që në demokraci është persekutuar 4 vjet. I paharruar kujtimi i vëllait tim dhe kryetarit tim Fatos Nano, u prehtë i qetë ai se sot e kanë ndërruar e kanë respektuar përfaqësues nga i gjithë territori i Shqipërisë dhe jashtë.




