Një prej fotove të publikuara në Instagram nga Alex Soros është edhe ajo me Edi Ramën. Madje kryeministri shfaqet duke qeshur, në krah të Alex Soros, q¥ ndoshta në një tjetër kohë, do e publikonte me shumë dëshirë…
Kryeministri Edi Rama ishte 1 javë më parë në Arabinë Saudite dhe më pas udhëtoi drejt Parisit për të marrë pjesë në ‘Forumin e Paqes’.
Në këtë forum, Rama ishte një nga të ftuarit që dha ‘leksionin’ e rradhës, ndërsa në rrjetin social publikoi një seri fotosh me personalitete të ndryshme, pjesëmarrës në këtë forum.
Në fotot e publikuara, Kryeministri i ka kushtuar rëndësi pritjes që Presidenti Emmanuel Macron i bëri, takimeve me të, por mungojnë fotot me një personazh, që ishte pjesë e eventit dhe që vetë Edi Rama e ka cilësuar ‘vëlla’.
Bëhet fjalë për Alex Sorosin, djalin e manjatit George Soros, një prej mbështetësve kryesorë të linjës së Kryeministrit Edi Rama. Soros po konsiderohet si një nga armiqtë e Presidentit Donald Trump, madje si financues i ekstremit të majtë, përfshi edhe Antifan.

Dhe pikërisht Alex Soros ka publikuar foto nga ky event, ku ai shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Huma Abedin. Një prej fotove të publikuara në Instagram nga Alex Soros është edhe ajo me Edi Ramën. Madje kryeministri shfaqet duke qeshur, në krah të Alex Soros, q¥ ndoshta në një tjetër kohë, do e publikonte me shumë dëshirë.
“Mbrëmja e takimit të javës së kaluar në Elize! Faleminderit, President Macron, për një tjetër takim të shkëlqyer”, shkruan Alex Soros, duke publikuar fotot.

Nuk dihet sepse Rama, në profilin e tij në rrjetet sociale, nuk ka publikuar foton me Alex Soros, të cilin e konsideron si vëlla, madje ishte një nga njerëzit e rëndësishëm të ftuar në dasmën e tij ku mbajti edhe një fjalim.
Kjo nuk është hera e parë që Edi Rama nuk publikon foto me Alex Soros, të cilat më pas publikohen nga djali i manjatit që ka marrë drejtimin e Fondacionit Soros.
Në shkurt të 2025, ishte po Alex Soros që zbuloi një takim me Kryeministrin Edi Rama, gjatë një konference për sigurinë në Munih, ndërsa Kreu i Qeverisë, u tregua i kujdesshëm në atë kohë, duke mos publikuar asnjë foto.
  
  
  
  
  
  
  
  
  



