Berisha: Lubi Balluku në mesazhet që u dërgonte vartësve e quante Ramën “Pallosh i gjatë”! Prokurorit dhe kryeministrit i tha ‘unë heq rrobat e gruas dhe…’
Berisha: U kërcënua në mënyrë kriminale, nga anturzhi i Lubisë, por edhe nga vetë Lubia që del e thotë prokurorit, mos më shif me rroba gruaje, se unë heq këto dhe vishem si burrat. Keni parë, Lubia me kobure. Kërcënohet direkt nga Edi Rama. Cili je ti thotë që guxon ti prekësh pasaportën zv. kryeministes së Shqipërisë. Një copë hajdute që nuk ka shoqe në 113 vitet e fundit. Të vërtetën e nxori lakuriq sic e dinim ne, njeriu më i afërt i Edi Ramës, Beton Haxhiu. Populli nuk thotë kot, po ndenjtë me qen, pleshta do kesh”, tha Berisha.
Më tej kreu i Partisë Demokratike, tha: “Zhvillimet brenda tyre janë shkërmoqëse dhe u bënë më dramatike kur Rama mori vesh se Lubia në mesazhet e saj u thoshtë vartësve se këto e ato janë për Palloshin e gjatë. Cfarë gjuhe, por nuk kam ca të bëj, do ta them. Janë në sms dhe email. Lubia nuk i tha vetëm Prençit që unë heq rrobat e gruas dhe vishem si burrë, por ia tha edhe Ramës në zyrë. ‘Nuk jam qurraveci i bashkisë i tha’.
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është e papërmbajtur në vjedhje.
Berisha komentoi edhe marrjen e Belinda Ballukut nga Prokuroria e Posaçme si të pandehur, duke e krahasuar me Erion Veliaj.
“U paraqit në SPAK, edhe kjo si punë kolegësh, me gjuhën e Veliajt doli, u paraqit për të dëgjuar akuzën për pabarazi në tendera”, deklaroi ai.
Sali Berisha: Sot ne mblidhemi në rrethana të zhvillimeve të jashtëzakonshme. PD këtyre zhvillimeve, drejtuesit, anëtarët, e mbështetësit e saj, duhet t’ju kushtojnë vëmendjen maksimale. Vëmendjen e jashtëzakonshme, e vërteta është se narkoshteti po shembet dhe kjo shembje është e pandalshme. Strukturuara kriminale e bazuar në krimin drogën e vjedhjen e shqiptarëve që ngriti Rama në 12 vite, ka hyrë në proces dezintegrimi. Këto zhvillime i japin dimenson të ri misionit tonë për shpëtimin e Shqipërisë. Shembja e narkoshtetit është shans historik, e premtja që kaloi është më e zeza e narkoshtetit të Ramës. Ne ishim dëshmitarë me disa pamje të cilat atyre që kanë përjetuar diktaturën i kujtoi procesin e Kadri Hazbiut në gjyqin e partisë.
Të tilla ishin pamjet e Veliajt në Kushtetuese, por në dallim nga Hazbiu që deklaronte se e kam nga partia ime, Veliaj me guxim krahasoi partinë e tij me Farkun e Kolumbisë., Nuk kam as edhe ndjesinë më minimale se Veliaj është person i pafajshëm, ai është një person i cili mbahet në burg për minimum 1/100 e asaj që ka vjedhur e shpërdoruar. Por të drejtat e njeriut u shkelën në mënyrë brutale, u përdor praktika që Enver Hoxha përdori ndaj Kardi Hazbiut. Ai tha një të vërtetë narko-parti, narkoregjim.
Të njëjtën ditë, personi po të thirrje qindra mijëra fjalë të fjalorit tonë nuk meritonte fjalë tjetër me shumë se sa Lubi, e papërmbajtur, njeri që pas Ramës ka vjedhur më shumë në historinë e shtetit, dhe kjo është Lubi Balluku.
U paraqit në SPAK, edhe kjo si punë kolegësh, me gjuhën e Veliajt doli, u paraqit për të dëgjuar akuzën për pabarazi në tendera.
Në pamje të parë të duket akuzë për t’u englendisur, po të kemi parasysh vjedhjet me katet e vila të saj. Por po të marrim parasysh që më formulimin e kësaj akuze, prokurori i kërcënuar në mënyrë kriminale, nga anturazhi i Lubisë, por edhe nga vetë Lubia që i thotë “mos më shih gruaja, se i heq këto e vishem si burrat”. Lubia me kobure.



