Prej kohësh nuk flinin bashkë! Neda në lot zbulon pse u nda nga Ogreni: Cfare u ndodhi me femijet

Moderatorja Neda Balluku ka pranuar publikisht ndarjen nga bashkëshorti i saj Ogren Balluku. E ftuar sot në panelin e ‘Goca & Gra’, e përlotur, Neda tregon se marrëdhënia e tyre prej kohësh ka mbaruar dhe se jetojnë tashmë të ndarë nga njëri-tjetri.

Ajo ka refuzuar të japë më tepër detaje mbi arsyet që çuan çiftin drejt divorcit, ndërsa tregon se kjo nuk është hera e parë që mes tyre ka pasur krizë në marrëdhënie.

“Lajmet janë të vërteta. Nuk është hera e parë jam në këtë situatë. Një gjë e ngjashme ka ndodhur dhe 5 vite më parë. Atëherë ja kemi dal ta kapërcejmë, dëshirë shumë e madhe për të mbajtur familjen e bashkuar. Nëse do të ktheja kohën prapa, do të bëja të njëjtën gjë se nga ai pajtim erdhi në jetë vajza e vogël.

Prej shumë vitesh marrëdhënie nuk është e shëndetshme. Prej disa kohësh jetojmë të ndare dhe kjo është gjithçka që dua të them sepse do të doja që këto moment ta menaxhoja me privatësi si prioriteti më i madh janë fëmijët.

Unë mendoj që çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në ambient dhe marrëdhënie të shëndetshme të prindërve. Përpara fëmijëve, asnjë nën nuk vendos veten e vet”, tha Neda Balluku.

Neda dhe Ogreni u njohën se bashku në vitin 2010 teksa të dy ishin pjesë e spektaklit ‘Big Brother Albania’. Vetëm 5 vite më vonë ata kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë nga ku erdhën në jetë dhe 3 fëmijë.
Për herë të parë në Goca dhe Gra në Top Channel, Neda Balluku ka pranuar se është në proces ligjor divorci me Ogren Ballukun, pas rreth 10 vitesh martesë.

E pyetur nëse këtë vendim e ka marrë duke menduar për veten apo fëmijët, ajo u shpreh se një nënë nuk e vendos vetes e saj kurrë përpara fëmijëve.

“Mendoj se çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në ambient të shëndetshëm, marrëdhënie të shëndetshme mes prindërve dhe të jetë i qetë dhe i lumtur, para fëmijëve mendoj se asnjë nënë nuk e vë veten e vet”, tha ajo.

Neda dhe Ogreni u njohën në Big Brother 4, lidhje që më pas u kurorëzua me martesë. Ata bashkë kanë 3 fëmijë.

Gjatë rrëfimit të saj këtë mbrëmje në Goca dhe Gra, ajo tha se prej vitesh raporti mes saj dhe bashkëshortit nuk ishte më i shëndetshëm.