I majtë dhe i pari mysliman në histori; kush është Zohran Mamdani që fitoi zgjedhjet në New York

Amerika ka mahnitur botën edhe një herë, duke zgjedhur Zohran Mamdani, një mysliman dhe socialist 34-vjeçar, si kryetarin e parë të këtij profili në historinë e New York, metropolin më të madh të SHBA-së dhe simbolin e kapitalizmit botëror.

Demokrat dhe i pari mysliman në histori; kush është Zohran

Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i New York

Zohran Mamdani, një ligjvënës 34-vjeçar, u zgjodh kryetar bashkie i qytetit të Nju Jorkut të martën, duke u bërë kryetari i parë mysliman i qytetit dhe kryetari i parë i bashkisë nga Azia Jugore.

Mamdani është gjithashtu kryetari më i ri i qytetit në më shumë se një shekull, duke shënuar një kthesë të madhe për politikën amerikane. Ai ka origjinë nga Azia Jugore: nëna e tij është indiane, ndërsa babai nga Uganda, vend ku ai edhe ka lindur.

Karriera e tij politike nisi thjeshtë, si një përfaqësues shtetëror i panjohur, por shumë shpejt ai fitoi vëmendje falë krahu progresiv i Partisë Demokratike, i mbështetur nga figura si Bernie Sanders dhe Alexandria Ocasio-Cortez.

Edhe pse Barack Obama nuk e mbështeti zyrtarisht, Mamdani përfitoi nga fryma e re që kërkon ndryshim në radhët e demokratëve, duke fituar zgjedhjet përballë establishmentit tradicional.

Fitorja e tij konsiderohet një moment historik për diversitetin dhe përfaqësimin politik në SHBA, ndërsa shumë analistë e cilësojnë si “fytyrën e re të Amerikës urbane dhe progresive.”

34-vjeçari i vetëshpallur socialist demokrat ishte relativisht i panjohur vetëm disa muaj më parë dhe arriti fitoren me premtime për të taksuar milionerët, për të paguar për programet e zgjeruara sociale.

“Në këtë moment errësire politike, Nju Jorku do të jetë drita”, thotë Mamdani në një fjalim fitoreje ku përshkruan politikat e tij teksa sfidon presidentin Trump.

Demokratët kanë arritur një fitore historike të trefishtë në zgjedhjet kyçe në Ditën e Zgjedhjeve, më 4 nëntor. Demokratët parashikohet të fitojnë garat për guvernator në Virxhinia dhe Nju Xhersi.

Gjithashtu sot, kalifornianët votuan për të ripërcaktuar zonat kongresive të shtetit në favor të Partisë Demokratike përpara zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.

Një ditë më parë presidenti Trump kërcënoi se do të shkurtojë fondet federale të Nju Jorkut nëse Mamdani fiton ndaj kandidatit të pavarur Andreë Cuomo dhe republikanit Curtis Sliëa.

Zgjedhjet u panë si testet e para të mëdha elektorale të presidencës së dytë të Donald Trumpit. Në një postim në rrjetet sociale sonte, ai fajësoi humbjet e republikanëve për mbylljen e qeverisë dhe mungesën e tij në votim.

Kush është Zohran Mamdani?

Demokrat dhe i pari mysliman në histori; kush është Zohran

I lindur në Kampala, Ugandë, më 18 tetor 1991, Zohran Kwame Mamdani u rrit në një mjedis intelektual dhe multikulturor. Babai i tij, Mahmood Mamdani, është një nga studiuesit më të njohur të politikës dhe kolonializmit në Afrikë, ndërsa nëna e tij, Mira Nair, është një regjisore me famë ndërkombëtare e filmave të tillë si Monsoon Wedding dhe The Namesake.

Familja u zhvendos fillimisht në Afrikën e Jugut dhe më pas në Nju Jork, ku Zohran mbërriti në moshën shtatë vjeç.

Pasi u diplomua me një diplomë në Studime Afrikane nga Kolegji Bowdoin në Maine, ai punoi në punë sociale si këshilltar strehimi, një përvojë që ndikoi thellësisht në pikëpamjen e tij politike.