Kur e keni takuar Edi Ramën? Altin Dumani i SPAK cudit me përgjigjen! Çfarë kërkoi kryeministri? (BISEDA NË STUDIO)

Kreu i SPAK, Altin Dumani, në emisionin “Trialog” me Alba Alishanin është pyetur nëse ka refuzuar një takim me kryeministrin Edi Rama.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme theksoi se takimet e tij me përfaqësues të pushteteve të tjera janë institucionale dhe proceduriale.

Kur u pyet se cila ka qenë përballja fizike me kryeministrin Edi Rama, Altin Dumani refuzoi të përgjigjej.

Pyetje: Keni refuzuar një takim me kryeministrin? A është refuzuar nga ana juaj një takim me Edi Ramën?

Altin Dumani: Takimet e drejtuesit të SPAK me përfaqësues të pushteteve të tjera janë proceduriale dhe institucionale. Takime të tjera tej këtij formati nuk kam patur dhe nuk kam asnjë.

Pyetje: Kjo do të thotë se keni pasur vetëm takime formale. Cila ka qenë përballja juaj fizike me kryeministrin e vendit?

Altin Dumani: Kjo është përgjigja ime.

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka dhënë një intervistë për emisionin “Trialog” me gazetaren Alba Alishanin, ku foli për punën e Prokurorisë së Posaçme, akuzat nga politika dhe dosjet e bujshme nën hetim.

Altin Dumani u pyet se cila prej dosjeve ka pasur nivel të lartë vështirësie, por kreu i SPAK u tregua mjaft diplomat. Nuk veçoi asnjë, duke theksuar se të gjitha dosjet që ndjek Prokuroria e Posaçme janë të rëndësishme.

“Kushtetuta ka përcaktuar që ne jemi kompetent për të hetuar subjekte të profilit të lartë të përfshirë në korrupsion, krimin e organizuar. Çdo çështje ka impaktin e vet.

I vetmi merak i imi, është që së pari të kemi një hetim shterrues, objektiv, të sigrohen prova të mjaftueshme për të ngritur një akuzë dhe për të pasur më pas një vendim fajësie në gjykatë si dhe respektimi i të drejtave të të pandehurit dhe viktimave në procesin penal.”-tha Dumani.

Kreu i SPAK u shpreh më tej se beson që ia ka dalë të bëjë hetime të plota të bazuara në prova dhe në ligj ndërsa shtoi se çdo dosje që shkon në gjykatë, sipas tij prokurori që i është drejtuar kësaj të fundit ka prova të mjaftueshme.

“Kur një prokuror ngre akuzë dhe i drejtohet gjykatës, vlerëson se janë provat e mjaftueshme për të marrë një vendim fajësie. Gjykata thotë fjalën e fundit.”-u shpreh Dumani.