Po ndahesh por ja cfare po i merr burrit! Tension mes Nedës dhe Rozanës: Mos u merr me llafe grash

TIRANË- Ditën e djeshme, Neda Balluku, e ftuar në emisionin ‘Goca e gra’, pranoi publikisht divorcin me partnerin e saj prej shumë vitesh, Ogrenin. Neda u shpreh se marrëdhënia prej kohësh ishte e pashëndetshme, dhe së fundi ata jetojnë në shtëpi të ndara, ndërsa për hir të tre fëmijëve, kërkoi që të mos bënte komente të mëtejshme për procesin ligjor që e pret me ish-bashkëshortin e saj.

Por situata nuk ishte aspak e qetë, për shkak se Neda u nervozua nga pyetjet e moderatores Rozana Radi, me të cilën kanë pasur përplasje të hapura, që prej kohës kur ishin përballë tyre në Big Brother.

Rozana e pyeti Nedën se pse mban ende mbiemrin Balluku, në kopertinën e librit, që pritet të jetë pjesë e Panairit këtë Nëntor. “Do vazhdoni ta mbani mbiemrin e ish-bashkëshortit?”, e pyeti Rozana. Neda iu përgjigj: “Mendoj që është shumë e kollaj, një vijë shumë e hollë që ndan biseda të rëndësishme nga llafet e grave.” Në atë çast, Rozana reagoi menjëherë: “Mbiemri nuk është llafe grash.” Neda, duke u munduar të mbyllë temën, shtoi me një buzëqeshje të ngrirë: “Ka mbaruar Bigu, Rozana”, dhe iu drejtua panelistes tjetër, Ori Nebijaj, duke e injoruar hapur Radin. Rozana nuk e la pa replikë: “Nëse nuk mund të përgjigjesh, thuaj thjesht nuk di ose nuk mund të përgjigjem.”

Ndërkohë që sa i takon divorcit, Neda u shpreh: “Prej shumë vitesh tashmë, marrëdhënia nuk është e shëndetshme, prej disa kohësh jetojmë të ndarë dhe kjo është gjithçka dua të them, sepse dua ta menaxhoj këtë moment me privatësi. Prioriteti im i vetëm janë fëmijët”.

E pyetur ndërkohë nga Ori në mënyrë indirekte, nëse ndarja ka të bëjë me zhvillimet e fundit në familjen Balluku, Neda, la të kuptohet që jo.

“Nuk e di që kush në këtë botë merr vendime impulsive kur bëhet fjalë për fëmijë dhe familje. Duhen vite për të menduar dhe marrë këto vendime… Mendoj se çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në ambient të shëndetshëm, me marrëdhënie të shëndetshme mes prindërve, dhe të jetë i lumtur. Para fëmijëve, asnjë nënë nuk e vë veten e vet”, u shpreh Neda.

Historia e Nedës dhe Ogrenit nisi në “Big Brother 4”, ku lidhja e tyre u bë një nga më të përfolurat e reality shoë-t shqiptar. Romanca e ndërtuar para kamerave vijoi jashtë shtëpisë dhe u kurorëzua me martesë, nga e cila çifti ka tre fëmijë. /ZËRI