“Do iki nga Shqipëria!” Shp*rthen Dorina Mema: Haram vota që i është dhënë këtyre analfabetëve

Aktivistja e njohur Dorina Mema ka shpërthyer në një reagim të fortë emocional dhe pa doreza gjatë emisionit “Off The Record” në A2 CNN, pas miratimit në Kuvend të projektligjit për barazinë gjinore, një prej nismave më të debatueshme të javëve të fundit në skenën politike shqiptare.

Kuvendi miratoi ligjin me 77 vota pro, 36 kundër dhe 2 abstenime, duke ndezur një valë reagimesh nga figura të shoqërisë civile, organizata feministe dhe aktivistë për të drejtat e njeriut. Por ndër zërat më të drejtpërdrejtë dhe të ashpër ishte pikërisht Mema, e cila nuk i kurseu kritikat ndaj klasës politike dhe mënyrës sesi po trajtohen çështje thelbësore të barazisë dhe lirisë sociale.

“Unë mendoj që sonte hipokritët e Shqipërisë janë analfabetët që kemi votuar dhe haram vota e çdo shqiptari për ata deputetë. Haram ajo rrogë që ata marrin nga taksat e këtyre shqiptarëve që unë mund të jem e para që do largohem që këtu nga kjo Shqipëri!”, – u shpreh ajo me ton të lartë, mes duartrokitjeve dhe reagimeve të forta në studio.

Mema tha se ndjehet e zhgënjyer dhe e lodhur nga “politikbërja e shurdhët” që sipas saj, nuk përfaqëson më interesat e qytetarëve, por vetëm klientelizmin dhe interesa të mbyllura grupesh. Ajo kujtoi me emocione rrënjët e saj, duke treguar se dashurinë për atdheun e ka marrë që e vogël, gjatë viteve kur punonte si cicerone në kalanë e Skënderbeut në Krujë, ku e kishte mësuar anglishten dhe italishten me ndihmën e babait të shkrimtares Mimoza Ahmeti.

“Unë rrija në këtë Shqipëri se e dua vendin tim. Unë jam rritur në kalanë e Skënderbeut. Kam punuar 10 vjet cicëron, si dija anglisht e italisht, ma mësoi babai i Mimoza Ahmetit në Krujë. Isha nxënëse dhjeta dhe ashtu më është rrënjosur në gjak dashuria për vendin tim, trimëria, patriotizmi,” – tregoi ajo.

Aktivistja vijoi duke akuzuar klasën politike se hipokrizia dhe mungesa e vlerave morale po e shkatërrojnë shoqërinë shqiptare. Ajo u shpreh se shumë nga deputetët që votojnë ligje “në emër të popullit” janë të shkëputur nga realiteti, dhe nuk kuptojnë më se çfarë përfaqësojnë.

“Haram vota që i është dhënë këtyre analfabetëve të cilët janë të gjithë kundër, janë të gjithë hipokritë, janë të gjithë homofobë. Po t’i pyesësh tamam, unë e ti ndoshta jemi më të dashura me një trans, më të kuptuara me një homoseksual, ku mundohem gjithmonë të gjej fjalët që mos t’i cenojmë, mos t’i lëndojmë si njerëz, ndërsa këta maskarenj po mbajnë karriget duke shitur fëmijët e Shqipërisë për t’i bërë qejfin atyre që i kanë sponsorizuar për t’i sjellë në atë karrige,” – u shpreh ajo e revoltuar.