Kryeministri Edi Rama mesditën e kësaj të premte ka deklaruar se qeveria ka hyrë tanimë në një fazë të re pune, duke theksuar se premtimet e bëra përgjatë fushatës do të vendosen në vend dhe do t’iu shpërblehet të gjithë shqiptarëve besimi që i dhanë Partisë Socialiste më 11 Maj.
Kreu i qeverisë bëri të ditur se paketa e re fiskale, do të hapë një kapitull të ri bashkëpunimi mes administratës tatimore dhe sipërmarrjes. Sipas tij, “paqja fiskale” e promovuar gjatë fushatës elektorale, tashmë është kthyer në një paketë konkrete ligjore, që synon forcimin e besimit dhe mbylljen e çështjeve të vjetra tatmiore.
Sipas Ramës procesi i zbatimit do të zhvillohet në disa forma: Fshirje e plotë e detyrimeve tatimore të papaguara që i përkasin periudhave më të hershme se dhjetë vite;
Fshirje e 50% të detyrimeve për periudhat 5 deri në 10 vite, nëse shuma e mbetur paguhet menjëherë brenda një afati të përcaktuar, së bashku me fshirjen e gjobave dhe interesave;
Fshirje e 25% të detyrimeve në rast se shumat paguhen me këste brenda një viti, gjithashtu me heqjen e gjobave dhe kamatëvonesave;
Fshirje e gjobave dhe kamatëvonesave për periudhat 1 deri në 5 vite, me kusht që të paguhet detyrimi kryesor përkatës.
Një tjetër element i rëndësishëm i paketës është mundësia që bizneset të korrigjojnë pasaktësitë në pasqyrat financiare. Për diferencat që dalin mes deklarimeve të vjetra dhe atyre të rishikuara, subjektet që vetëkorrigjohen do të paguajnë vetëm 5% tatim mbi fitimin.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Zgjedhjet kanë mbaruar dhe këtë po ua kujtoj atyre që thoshin aj se premtoni për vota dhe pastaj harroni. Por ja ku jemi nuk kemi zgjedhje përpara dhe ne nuk premtojmë thjesht për vota, ne jo vetëm nuk harrojmë po ata 83 mandate e besimin që morëm nga njerëzit na kanë vënë në pozita pune si më parë dhe çfardo që jam zotuar e konsideroj minimumin e borxhit të PS ndaj shqiptarëve. Paketa fiskale e parashikuar qysh në buxhetin e vitit të ardhshëm do të hapë një kapitull të ri mes sipërmarrjes dhe administratës tatimore. Paqja fiskale e promovuar gjatë procesit elektoral është tanimë një paketë e shkruar e konceptuar për të forcuar bashkëpunimin dhe rritur besimin mes administratës tatimore dhe sipërmarrjes.
Do të mbyllim çështjet e vjetra për të forcuar këtë bashkëpunim. Procesi do të realizohet në dy forma kryesore, së pari do të ofrohet një falje për të gjithë sipërmarrjen me detyrime të prapambetura. A: Fshirje e plotë e detyrimeve tatimore të papaguara që i përkasin periudhave më të hershme se 10 vite. Të regjistruara në llogaritë tatimroe të subjekteve. B: Fshirje e 50% e detyrimeve për periudhat 5 deri në 10 vite nëse shuma e mbetur paguhet njëherësh brenda një afati të caktuar së bashku me fshirjen e gjobave dhe interesave.
C: Fshirje e 25% të detyrimeve nëse shumat paguhen me këste brenda 1 viti dhe kjo me fshirje të gjobave dhe interesave. D: Fshirje e gjobave dhe kamatvonesave për periudha 1 deri ne 5 vite me kusht që të paguhet tarifa ose kontributi i të njëjtës periudhë. Nga ana tjetër do tu jepet mundësia të gjithë sipërmarrjeve të korrigjojnë pasaktësitë në pasqyrat e tyre financiare. Për ndryshimet mes deklarimit të vjetër dhe atij të riut, të vetëkorigjuarit do të paguhet vetëm 5% tatim mbi fitimin.
Për një periudhë që mund të shtrihet deri në 3 vite, sipërmarrjet mund të lidhin marrëveshje vullnetare me administratën tatimore ku të pranojnë ë rrisin me 18% tatimi ne fitueshëm krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa për cdo shtesë mbi këtë fitim tatimi do të jetë vetëm 5%. Gjatë kohës që është në fuqi marrëveshja e paqes fiskale, sipërmarrjet nuk do ti nënshtrohen kontrolleve tatimore që lidhen me tatimin mbi fitimin. Është një paqe që do të diskutohet në Kuvend dhe jo një paqe thjesht e propozuar thjeshte në program elektoral”, tha Rama.




