“Kush eshte POLITIKANI MADH tjeter në listën e zezë të SHBA”, deklarata e Vangjelit në Top Story, Tr*nditet Gjokutaj kur e zbulon

Analisti i njohur Lorenc Vangjeli ka bërë një deklaratë të bujshme mbrëmjen e sotme në emisionin “Top Story” në Top Channel, duke lënë të kuptohet se një tjetër anëtar i qeverisë shqiptare mund të jetë në prag të shpalljes “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Vangjelit, zhvillimet e fundit që lidhen me hetimet e SPAK dhe me qëndrimet e ndërkombëtarëve ndaj korrupsionit të nivelit të lartë janë vetëm “fillimi i një serie tronditjesh politike” që pritet të pasojnë muajt në vijim. Ai tha se informacionet që qarkullojnë në Tiranë janë të mjaftueshme për të kuptuar se “valë të tjera goditjesh” do të vijnë shumë shpejt dhe se “ajo që duket sot, është vetëm maja e ajsbergut”.

“Është vetëm fillimi. Nisur nga hetimet e mëparshme të SPAK, çfarë duket është shumë më pak se çfarë vjen më pas. Ajo që vjen më pas është edhe më e rëndë. Një tjetër lëvizje tektonike pritet të vijë. Është një sekret publik që qarkullon në Tiranë për një tjetër anëtar të tryezës qeveritare, i cili u ka thënë ‘jo’ amerikanëve. Kanë shumë instrumente për të ndërhyrë, dhe një nga instrumentet është ‘non-grata’,” – tha Vangjeli.

Deklarata e tij shkaktoi habinë dhe skepticizmin e panelit në studio, sidomos të avokatit Genc Gjokutaj, i cili e pyeti menjëherë për burimin e këtij informacioni, duke e vënë në dyshim bazueshmërinë e asaj që u tha. Por Vangjeli u përgjigj prerë:

“Burimi jam unë.”

Në debat e sipër, Gjokutaj reagoi duke e cilësuar këtë si një spekulim pa prova konkrete, duke thënë se “në një shtet serioz, lajmet e tilla duhen mbështetur me fakte e jo me thashetheme politike”.

“Kështu skenarë sajojmë të gjithë, s’mund të mbash me të tilla budalliqe,” – u shpreh ai.

Megjithatë, Vangjeli insistoi se ka sinjale reale nga diplomacia perëndimore për masa të reja që lidhen me emra të rëndësishëm të pushtetit aktual, të cilët sipas tij janë përfshirë në skema të dyshimta dhe kanë refuzuar bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë.

Kjo deklaratë ka ngjallur menjëherë reagime në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë e kanë interpretuar si një paralajmërim për një tjetër “tronditje” politike në Tiranë, ngjashëm me rastet e mëparshme të shpalljeve “non grata” që kanë përfshirë figura të njohura të politikës shqiptare.

Top Channel