Vr*u dy kunetërit ne sy të gruas! E bujshme, policia arr*ston dhëndrin, e gjejnë të pl*gosur dhe

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur ditën e enjte në fshatin Golluboc të Malishevës, ku të vrarë mbetën dy vëllezër. I dyshuari për këtë ngjarje është dhëndri i viktimave.

Autori i dyshuar për vrasje fillimisht kishte ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa ditën e sotme policia ka arritur t’a arrestojë atë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, komandanti i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.

“Po sot rreth orës 06:30 është arrestuar i dyshuari, ai ka qenë i plagosur, pas ndihmës së parë që i është dhënë, ai është dërguar për trajtim në QKUK”, tha Graishta.

Arrestimin e të dyshuarit e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore në Gjakovë.

“Prokuroria Themelore në Gjakovë, njofton opinionin publik, se lidhur me rastin e vrasjes së dyfishtë të ndodhur në fshatin Golluboc, Komuna e Malishevës, është arrestuar personi i dyshuar A.I., i cili më parë kishte qenë në arrati. Lidhur me rastin, Policia e Kosovës, në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme”, thuhet në njoftim.

Një ngjarjë e rëndë sot ka ndodhur në fshatin Gollubovc të komunës së Malishevës.

Dy vëllëzër kanë mbetur të vrarë në rrethana ende të pa ndriçuara. Dyshohet se dorasi është dhëndrri i tyre, Astrit Isufi, nga komuna e Drenasit.

Tanimë është bërë publik edhe identiteti i tij.

Aktualisht i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në kërkim edhe nga njësiti policor K9.

Në anën tjetër, policia po kryen bastisje në një auto servis, pronë e të dyshuarit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka thënë se janë duke ndërmarrë gjitha veprimet për rastin tragjik.

“Rreth orës 11:30, jemi njoftuar se dy persona të gjinisë mashkullore, të moshës madhore (vllezër), janë dërguar në QMF-në e Kijevës si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në fshatin Golluboc të Malishevës. Personeli mjekësor në QMF ka konstatuar vdekjen e viktimave. Njësitë e nevojshme policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin, deri më tani është identifikuar një person i dyshuar, gjithashtu mashkull i moshës madhore. Në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin dhe arrestimin e të dyshuarit”, tha ai./IndeksOnline/