Senida Mesi, ish-zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, zbulon për herë të parë se vitet e fundit kanë qenë tepër vështirë, një luftë e vërtetë për jetën, të cilën ajo fatmirësisht e ka fituar dhe sot është më e fortë se kurrë.
Ajo është prekur nga kanceri dhe pas një rrugëtimi të vështirë e të gjatë me muaj, në heshje dhe pa bujë, e ka mposhtur sëmundjen dhe tani ka nisur “rilindjen”.
“Gëzuar për fillimet e reja”, shkruan Senida Mesi, duke cituar dhe një shprehje filozofike që thotë “Çdo fillim i ri vjen nga fundi i një fillimi tjetër.” Ish-politikania socialiste e Shkodrës ka zgjedhur që në këtë moment të rrugëtimi të saj të ndajë dhe një fotografi me flokët e shkurtër.
Senida ka marrë mbështetje të gjerë nga miqtë dhe mikeshat e saj, një prej tyre ish-zëvendësministrja Ornela Çuçi.

“Njerëzit e bukur e te dlire dijne njesoj bukur t’ja dalin! E ti je njeri I bukur Senid! Betejat e forta mbase paskan qene per njerezit e forte! Qe t’ja dalin! E te dalin po kaq te bukur pas tyre”, komenton Ornela Çuçi, ndërsa ish-zëvendëskryeministrja në përgjigjen e saj e falenderon, por njëkohësisht nuk nguron që “të vërë gishtin në plagë”.
Si një person që ka luftuar për muaj me radhë dhe e ka prekur nga afër sistemin shëndetësor, ka takuar gra e vajza që ashtu si ajo kanë qenë me kancer, bën thirrje për ndryshimin e tij.
“Ornela Çuçi e kam degju kaq shpesh kete Ornele sa sta them dot. Besoj njelloj dhe ti. Une kam fillu ta mendoj ndryshe! Kam takuar shume gra si ne ne kete rrugetim, po kaq te forta edhe pse shume te brishta! Mendoj qe duhet ta kthejme ne mision dhe te ndihmojme me shume, te ndryshojme sistemin dhe te jemi po aq te forta sa thua ti, por per te tjera pas nesh qe ndoshta sjane me kaq fat !!! Te perqafoje”, përmbyllet përgjigja e saj.
© Newsbomb.al




