Nga aksidenti tragjik mbetën të vdekur 2 të rinj shqiptarë, 21 dhe 23 vjeç.
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Itali ku kanë humbur jetën dy të rinj shqiptarë. Aksidenti tragjik ndodhi pak pas orës 7:00 të mëngjesit të së dielës në unazën jugore të Bergamos, pranë Stezzano-s.
Viktimat janë Klinton Sala, 23 vjeç, drejtues i Mercedes-it dhe Denis Cana, 21 vjeç pasagjer në mjet. Të dy ishin miq dhe po udhëtonin së bashku.
Viktima e tretë është Oscar Angioletti, 62 vjeç nga Zanica (Bergamo), i cili ndodhej në furgon me vëllain e tij 64-vjeçar, që mbeti i plagosur rëndë.

Sipas hetimeve paraprake të karabinierëve, Mercedes-i ka tentuar të parakalojë një makinë tjetër në një zonë me vijë të dyfishtë të vazhdueshme, duke hyrë në krahun e kundërt dhe u përplas drejtpërdrejt me furgonin. Ai po përpiqej të parakalonte një Hyundai u udhëtonin dy gra dhe u përplas kokë më kokë me furgonin e bardhë që drejtohej nga italiani.

Në vendngjarje ndërhynë ekipet e emergjencës, zjarrfikësit dhe policia rrugore. Segmenti rrugor ku ndodhi ngjarja u mbyll për disa orë për hetime.





