Analisti, Edvin Kulluri, theksoi se marrja në akuzë e Belinda Ballukut krijon më shumë vështirësi ndaj pozitave të kryeministrit Edi Rama, në krahasim me rastin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt.
Kulluri theksoi se Veliaj nga ana ligjore mban I vetëm përgjegjësi ndaj Bashkisë, kurse sipas tij, Balluku ka pushtet të deleguar nga kryeministrit.
“Do vinte dita që dardha pas shpine do mbaronte. Marrim shembullin e Veliajt në të cilën Rama u vu në një vështirësi mjaft të madhe. Përndryshe për sa e mbajti në mënyrë të sforcuar tre muaj megjithëse i kishte mbaruar afati i paraqitjes.
Imagjinoni sa probleme është marrja në akuzë e Ballukut. Sepse në fund të fundit Veliaj ishte vetë përgjegjës për Bashkinë që drejtonte. Pra distanca ligjore mes qeverisë dhe bashkisë është reale. Pa dyshim që ka qenë benjami i Edi Ramës por është i zgjedhur drejtpërdrejt.
Por në fund të fundit kryebashkiaku drejton një organ të vetëqeverisjes vendore. Kur flasim për zv.kryeministrën që i delegohet e porosi pushteti dhe është njeriu më i afërt. Do të thotë që Rama këtu është aq keq sa nuk po flet dot më për dardha. Hesht dhe ka mbyllur gojën Dhe heshtja e Ramës është tregues i një vështirësie ekstreme.”, tha Kulluri.
Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi, i ftuar në një studio televizive, ka deklaruara se priten protesta në lidhje me atë që po ndodh me aferën e tunelit të Llogarasë, ku zëvendës kryeministrja Belinda Balluku nga SPAK, për shkelje të barazisë në tendera.
Ai ka dhënë detaje nga takimet brenda PD për të përcaktuar mënyrat se si do të protestohet si dhe sjelljen e demokratëve në Kuvend, si pasojë e asaj që sipas tij mazhoranca ka heshtur parlamentin.
“Kemi pasur mbledhje të kryesisë së PD ku tema kryesore ishte aksioni i opozitës , që duhet të ndiqet. Një nga propozuesit isha unë që të riktheheshin protesta të parjavshme. Nëse kemi ndenjur dhjetëra javë për Veliaj, mundemi ta përballojmë sërish në shesh.
Duke qenë se kemi të bëjmë me një aferë që prek drejtëpërdrejtë Ballukun, është hedhur ideja e protestës tek Kryeministrisë duke mos anashkaluar Ballukun.
Nesër në 12:30 do të kemi një mbledhje në grupit të PD ku do të vendosim edhe në lidhje me sjelljen tonë në Kuvend. Unë jam i bindur se protesta do të jenë të ndryshme, do të gjejmë forma të ndryshme. Deri tani kemi faktuar se janë vjedhur 75 milionë euro. Me të cilat mund të ishin bërë shkolla, çerdhe rrugë të tjera. Kemi të bëjmë me një aferë që prek taksat e qytetarëve. Ne do të kërkojmë llogari në Parlament për këtë aferë.




