“Lirojeni këtë bukuroshin…”! Kush është kr*mineli “më i ri” në rrjet që po “çmend” vajzat shqiptare?

Rrjeti ka një tjetër emër në ‘fronin’ e kriminelit ‘më seksi’. Stefan Milojeviç po ‘çmend’ vajzat shqiptare së fundmi, pas publikimit të fotos së tij të arrestimit në rrjete sociale. Vetëm dy ditë më parë, ZËRI publikoi lajmin e arrestimit të Stefan Milojeviç, një prej emrave më të njohur të mafias ballkanike, ndërsa fotoja e arrestimit ka “marrë dhenë”.

Stefan Milojeviç

Postimi i ZËRI është ripublikuar dhe kthyer në një trend në rrjet, me komentet që kanë vërshuar për pamjen e tij tërheqëse, duke e etiketuar si ‘krimineli më seksi’. Kryesisht vajza e gra, të cilat jo vetëm që nuk merren me arsyen e arrestimit apo rrjetin e drogës që po bënte namin, por janë ‘marrosur’ pas pamjes së tij, madje duke kërkuar edhe lirimin e kriminelit.

“A është ky në foto”, shkruan njëra. Një tjetër: “Të ngrihemi në protestë ta lirojmë këtë bukuroshin”, apo me të tjera që kërkojnë të dinë emrin e tij “How do i find this boy-Si mund ta gjej emrin e tij”?

Stefan Milojeviç u arrestua pasi goditjes së rrjetit ndërkombëtar të trafikut të drogës, të drejtuar nga mafia shqiptare.  Rrjeti i çmontuar drejtohej nga Stefan Milojeviç, i lidhur me bandën e motorëve “United Tribuns” dhe i konsideruar si “krahu ekzekutiv” i mafies shqiptare në Spanjë.

Falë kontakteve të tij me klane nga Mali i Zi dhe kapo nga Europa Lindore, ai arriti të krijonte një rrugë të drejtpërdrejtë trafiku nga Maroku në Ibiza, pa kaluar përmes ndërmjetësve në Gadishullin Iberik. “Kjo është Liga e Kampionëve,” — thuhet se ka deklaruar Milojeviç në një bisedë të përgjuar nga Garda Civile, duke iu referuar përmasave të operacioneve të tij.

Gjatë operacionit, i cili u pagëzua me emrin “Enroque Bal/Manso”, forcat e sigurisë zbuluan një detaj mjaft të çuditshëm në një pjesë të ngarkesës së sekuestruar: disa pako me kokainë kishin të ngjitur një fotografi të presidentit rus, Vladimir Putin. Ky lloj shënjimi, i zakonshëm në rrjetet ndërkombëtare të trafikut të drogës, shërben për të identifikuar origjinën ose grupin përgjegjës për ngarkesën./ZËRI