Nis numerimi! Tepelena nuk i dorëzohet demokratëve, Gabriel Guma merr vetëm 6 votat e “familjarëve”

Në qendrën e votimit numër 4359 në Nivicë të Tepelenës, ka nisur procesi i numërimit të votave. Deri më tani nga numërimi i 1 kutive votimi, shihet një epërsi dominuese nga kandidati i Partisë Socialiste Gramoz Sako, i cili numëron pro 199 vota.

Ndërkohë për kandidatin e pavarur Gabriel Guma janë numëruar vetëm 6 vota. Deri më tani nga 1 kuti votimit 1 votë është shpallur e pavlefshme.

Në bashkinë e Tepelenës procesi i votimit është zhvilluar në 21 qendra. Krahas numërimit tradicional, në Tepelenë po testohet dhe numërimi nëpërmjet Inteligjrncës Artificiale.

Tepelena është një bastion historik i socialistëve, e drejtuar nga Tërmet Peçi që prej vitit 2011, ndërsa e vetmja fitore e Partisë Demokratike në këtë bashki daton në vitin 2007 me kandidatin Sevo Miçi.