Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka komentuar zërat për një ministër të qeverisë që mund të jetë shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një intervistë pwr News24, Këlliçi u shpreh se nuk ka informacion të konfirmuar, por është në dijeni të disa zërave që lidhen me një ish-ministër që ka dhënë dorëheqjen.
Pyetje: Zoti Këlliçi nuk e di nëse e keni dëgjuar ose vetë ju mund të keni informacion ose vetë PD për një ministër non grata në SHBA?
Këlliçi: Është herë e parë që e dëgjoj, por kam përshtypjen që flitet edhe për një ministër që ka dhënë dorëheqjen, jo një nga zonjat e qeverisë. Nuk do t’ju them detaje, sepse kam dashur që të jem korrekt me informacionet që jap. Fjalë ka shumë, por në krye të kësaj bande të korruptarish është një individ që është Edi Rama.
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, foli sot në studion e News24 për çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tenderin për Tunelin e Llogarasë.
Këlliçi u shpreh i habitur për faktin që nuk është dhënë ende asnjë masë sigurie për Ballukun.
Ai tha se Balluku përbën rrezik për të shkatërruar provat.
“Çdo ditë që një person i akuzuar për aferë ka mundësi të shkojë në zyrën e shtetit, ku është kryer afera ka mundësi të prishi provat”, u shpreh demokrati.
Belind Këlliçi: Ndërkohë ke sot një drejtësi që nuk ke një masë. Unë në fakt kam duartrokitur komunikimin e akuzës të zotit Prençi për Belinda Balluku, por nga ana tjetër nuk mundet të mohojë faktin dhe habinë e madhe që si ka mundësi që nuk ka masë sigurie për zonjën Belinda Balluku. Sepse çdo ditë që ajo shkon në zyrë është një alibi më shumë, motiv më shumë për të për të prishur dokumentat, për të prishur provat, për të shkatërruar protokollin, për të ndërhyrë në procedurë.
Nuk po them masë për burg, masë sigurie mund të ishte arresti shtëpiak, detyrimi paraqitjes. Pezullimi nga detyra është minimumi, bllokimi i pasaportës.
Çdo ditë që një person i akuzuar për aferë ka mundësi të shkojë në zyrën e shtetit, ku është kryer afera ka mundësi të prishi provat. Nuk besoj se do ketë një dorëzim të kontrolluar siç ka ndodhur me zyrtarë të tjerë të Ramës.




