Taulant Balla poston FOTO-n me vajzën e tij, bën një thirrje te fortë për shqiptarët

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ndarë sot në rrjetet sociale një foto të veçantë me vajzën e tij, duke shoqëruar postimin me një mesazh politik për qytetarët e pesë bashkive ku po zhvillohen zgjedhje për kryetarë të rinj bashkie — Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë.

Balla e ka cilësuar këtë si një ditë të rëndësishme për qytetarët e këtyre bashkive, duke i ftuar ata të votojnë kandidatët e Partisë Socialiste. Ai ka theksuar se socialistët po mbajnë premtimet e dhëna në zgjedhjet e majit dhe se ky mandat do të jetë “mandati i rritjes së përvitshme të pagave e pensioneve dhe i anëtarësimit në Bashkimin Europian”.

Në postimin e tij, Balla ka theksuar se rritja e pensioneve do të nisë që nga muaji janar, përveç bonusit të fundvitit që do të marrin pensionistët në dhjetor. “Pensionistët tanë, përveçse do të marrin këtë dhjetor bonusin e fundvitit, duke filluar nga janari do të kenë një rritje të shtrirë në çdo muaj të katër viteve që kemi përpara, përmbi indeksimin e përvitshëm”, ka shkruar ai.

Duke iu referuar programit të mazhorancës për mandatin aktual, Balla ka nënvizuar se qeveria synon të çojë përpara reformat që do ta afrojnë Shqipërinë me Bashkimin Europian, në përputhje me vizionin “Shqipëria 2030”.

Në fund të mesazhit të tij, Taulant Balla ka bërë një thirrje për pjesëmarrje masive në votime, duke ftuar qytetarët të mbështesin kandidatët socialistë për të vazhduar, siç e cilëson ai, “rrugën e progresit dhe zhvillimit për vendin”.

Postimi i plotë:

Prej mëngjezit qytetarët e Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit dhe Tepelenës po votojnë për kryebashkiakët e rinj për të vazhduar rrugën drejt #Shqipëria2030 me Edi Rama dhe Partia Socialiste e Shqipërisë. Ne socialistët shqiptarë po mbajmë zotimin tonë në zgjedhjet e majit se ky mandat do të jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve pagave mandati i anëtarësimit në Bashkimin Europian. Kështu pensionistët tanë, përveçse do të marrin këtë dhjetor, bonusin e fundvitit, duke filluar nga janari, do të kenë një rritje tanimë të shtrirë në çdo muaj të katër viteve që kemi përpara përmbi indeksimin e përvitshëm, natyrisht.

Prandaj ju ftoj të dilni masivisht dhe të votoni kandidatët tanë