Personi në foto është Sulo Halili 27 vjeç i cili u gjet i vrarë dhe i djegur brenda një automjeti pak ditë më parë në Greqi. Dyshohet se shqiptari i cili punonte në ndërtim në shtetin fqinjt, që të jetë përfshirë dhe në aktivitete kriminale ndërsa hetuesit grekë pritet të zbulojnë detaje.
Shqiptari 27-vjeçar u gjet i prangosur në sediljen e pasme të një automjeti të djegur në Skourta në Greqisë, ndërsa pak ditë para se të zbulohej trupi i tij nga një banor i zonës, ai ishte shpallur i zhdukur.
Ai ishte larguar nga banesa e tij në Halkida dhe që prej asaj kohe nuk kishte dhënë më asnjë shenjë jete. Automjeti i tij u gjet i braktisur në zonën e Vilia-s, afër Athinës.
Targat e automjetit rezultuan të vjedhura ndërsa ende nuk ka një autor të dyshuar për krimin. Sipas hetimeve paraprake, autopsia ka zbuluar se viktima është qëlluar me një plumb përpara se të digjej.
Ka dyshime të forta se vrasja e shqiptarit ka ndodhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës ndërsa pritet që autoritetet të konfirmojnë zyrtarisht se në çfarë aktiviteti është përfshirë shqiptari.




