Nuk ia mori mendja qe do i dilnin mesazhet! Klodiana Lala: Ja pse Belinda nuk pyeste per askend, ajo donte vec

Gazetarja, Klodiana Lala, e ftuar në emisionin Log, theksoi se në rastin me tenderin e Tunelit të Llogarasë, shteti nuk ka vepruar sipas rregullave dhe ligjeve, por sipas oreksit të politikanëve.

Lala shton se Balluku nuk e ka paramenduar se bisedat me Berberin do t’i dilnin një ditë.

“ Do të ndalemi tek dy momente thelbësore ky material që shfaqet ka të bëjë me tenderin e supervizionimit. Është një tender që tregon babëzinë e zyrtarëve të Infrastrukturës që kishin shkuar deri në atë pikë sa korruptionin çdo tender.

Unë mendoj që duhet të ndalemi tek tenderi i madh të Llogarasë.
Tuneli u hap, tenderi i parë u përcaktua Gjoka, ne kemi të gjitha komunikimet me Ballukun dhe Berberin, ku e urdhëron të anulojnë tenderin. Kam ndjesi të keqe thotë dhe Berberi thotë nuk ka problem për ndjesinë e anuloj direkt.

Më pas kemi kompaninë turke dhe kanë fituar tenderin me një shumë herë më të konsiderueshme. Dhe po të shikosh komunikimet me Berberin, kanë të bëjmë me paracaktimin, Balluku e ka orientuar Berberin.

Që nga fakti që kompania turke dhe në një farë mënyre i dikton fituesi. Po të shikosh komunikimet shteti nuk ka funksionuar sipas rregullit dhe ligjeve por sipas orekseve të politikanëve. Ka të bëjë me arrogancën e Ballukut, ajo ka pasur aq shumë vetbesim dhe nuk e ka paramenduar, Dhe në fund fare i thotë hapë tenderin se plasa dhe më pas ai e hap dhe fitues del. Po ta shikosh me kujdes dosjen aty ka dhe referenca të Ballukut dhe Ramës në Turqi janë fshirë shumë foto dhe janë rikuperuar me një program nga Amerika. Është rikuperuar dhe nga ana e SPAK.”, tha Lala.

© BalkanWeb