Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali ka folur sot mbi marrjen si të pandehur nga SPAK të zv/kryeministres Belinda Balluku.
Gjatë raportimit në Komisionin e Jashtëm në Kuvend, Spiropali është pyetur nga deputeti Agron Shehaj, se përse Balluku nuk jep dorëheqjen nga detyra pasi është marrë e pandehur për korrupsion, por vijon shfaqjen krah për krah me Edi Ramën.
Në përgjigje Spiropali u shpreh me spond se në Shqipëri nuk ka të paprekshëm dhe se secili mban përgjegjësi para fytyrës së vet.
“Në Shqipëri nuk ka të paprekshëm. Secili mban përgjegjësi para ligjit, të gjithë, secili mban përgjegjësi para fytyrës se vet dhe para elektoratit të vetë”, tha Spiropali.
Spiropali dhe Balluku janë përfolur që herët për përplasje mes tyre. Gjatë fushatës për zgjedhjet e pjesshme në Tiranë, Balluku përjashtoi Spiropalin nga fushata.




