Momente p*niku! Gazetares Dajana Shabani i bie të fikët në mes të emisionit (Video)

Një incident i papritur ka ndodhur gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të emisionit të moderatores së njohur Dajana Shabani, duke shqetësuar ndjekësit dhe publikun televiziv.

Gjatë një prej segmenteve të programit, ndërsa po fliste për motin me reshje shiu dhe ndryshimet klimatike, Dajana u ndal papritur dhe iu drejtua regjisës për ndihmë. Siç raportojnë burime nga stafi, moderatorja është ndjerë keq në studio, duke përjetuar një gjendje të fikëti. Regjia ka ndërhyrë menjëherë duke ndërprerë transmetimin dhe kaluar në publicitet, ndërsa pjesa tjetër e stafit i ka ardhur në ndihmë.

Pas disa minutash, programi është ndërprerë përfundimisht, pa dhënë sqarime të mëtejshme për publikun. Ndërkohë, më vonë është konfirmuar se Dajana e ka kaluar situatën lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për shëndetin. Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për lodhje, tension të ulët apo ndonjë problem tjetër shëndetësor, por burime pranë saj pohojnë se moderatorja është nën kujdes mjekësor dhe po rikuperohet.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë shprehur shqetësimin dhe i kanë uruar shërim të shpejtë Dajanës, e njohur për energjinë dhe pozitivitetin që transmeton çdo ditë në ekran.