Skip to content

E fundit! Edi Rama nix ‘nxjerrjen’ jashtë loje të Belinda Ballukut! I heq postin më të lakmuar, dhe ia jep ‘armikes’ se partise

Një lëvizje e re politike në radhët e mazhorancës ka tërhequr sot vëmendjen e opinionit publik. Kryeministri Edi Rama ka emëruar Ogerta Manastirliun si drejtuese politike të qarkut të Tiranës, një post me peshë të veçantë në strukturën politike të Partisë Socialiste, sidomos në prag të riorganizimeve të brendshme që po ndodhin pas pezullimit të zgjedhjeve vendore në kryeqytet.

“Ne e mbështesim Bashkinë që të bëjë më të mirën për buxhetin dhe për këtë arsye menduam për Ogertën si drejtuese politike të qarkut, por edhe si deputete të Tiranës,” – u shpreh Rama gjatë njoftimit publik.

Ky vendim shënon largimin e Belinda Ballukut nga drejtimi politik i qarkut të Tiranës, duke shtuar dyshimet për një ftohje të dukshme në raportet e saj me kryeministrin. Burime nga mazhoranca pohojnë se ky ndryshim mund të jetë hapi i parë drejt një riformatimi më të gjerë qeveritar, ku Rama po përgatit terrenin për shkarkimin e Ballukut edhe nga posti i zëvendëskryeministres.

Manastirliu, e cila gëzon një imazh të qetë dhe institucional, shihet si një figurë e besueshme dhe lojaliste ndaj Ramës, ndërsa emërimi i saj në Tiranë interpretohet si një shenjë e qartë e konsolidimit të pushtetit të brendshëm në PS. Kujtojmë se ajo ishte kandidate për Bashkinë e Tiranës, por pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që pezulloi zgjedhjet dhe e konsideroi shkarkimin e Erion Veliajt të kundërligjshëm, gara u ndërpre, duke e lënë Veliajn në detyrë.

Ndërkohë, Manastirliu do të vazhdojë detyrën si deputete e Kuvendit të Shqipërisë, por me përgjegjësi të shtuar politike në kryeqytet – një zhvillim që pritet të ndikojë edhe në balancat e brendshme të PS-së, sidomos në raportet mes figurave të larta si Balluku, Veliaj dhe vetë Rama.

Burime nga brenda strukturës socialiste nuk përjashtojnë që ky të jetë vetëm fillimi i një rrokade më të gjerë, ku Tirana po kthehet në epiqendër të lëvizjeve strategjike të kryeministrit përpara zgjedhjeve të ardhshme.

Published inBank

Comments are closed.