Edi Rama flet për herë të parë për hetimin e Ballukut. Mësojeni të gjithë: Ja cfare ka vendosur per fatin e saj

Kryeministri Edi Rama ka folur mbrëmjen e sotme për akuzat e Prokurorisë së Posaçme ndaj zëvendëskryeministres, Belinda Balluku. Ai u shpreh në një intervistë, se nuk do të bëjë asnjë koment për çështjen, ndërsa shtoi se politika është tërhequr nga territori i drejtësisë.

“Nuk kam ndërmend të bëj asnjë koment. Ata kanë punën e vet, ne kemi punën tonë. Duhet të mësohemi me këtë. Nuk është dicka që kemi nevojë akoma të jetojmë për të mësuar. Duhet të mësojmë që PS me mua në krye i kemi njohur pavarësinë e plotë drejtësisë. Ne kemi tërhequr politikën nga territori i drejtësisë. Dhe nuk do të futemi për ta rimarrë përsëri “, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka komentuar për emisionin “Real Story” vendimin e Gjykatës Kushtetuese që “riktheu” Erion Veliajn në krye të Bashkisë Tiranë. Kryeministri Edi Rama u shpreh se raporti i tij njerëzor me Veliajn është më i fortë se më parë.

Kreu i qeverisë i cili i dha urdhër Këshillit Bashkiak të Tiranës për ta shkarkuar Erion Veliajn, sonte befasoi kur u shpreh se ndjen keqardhje të madhe për këtë të fundit.

Nga ana njerëzore, përveçse çfarë ka qenë më parë, është shtuar dhe një keqardhje e thellë për atë që ai po përjeton. Nuk dua të komentoj asgjë më shumë se s’dua të merren fjalën që të përdoren apo keqpërdoren.

Kam një keqardhje shumë të thellë për atë që po përjeton. Po mbahet peng në qeli padrejtësisht. Çfarë është bërë publike, ai fare mirë mund të hetohej në gjendje të lirë dhe të drejtonte Tiranën.

Ndjej keqardhje të thellë për atë që ai po përjeton. Ajo që thashë në asamblenë e PS dhe ajo që bëmë, është diçka që do e bëja sërish nëse do kthehesha mbrapa. Erioni të largohej nga detyra në pamundësi për ta kryer dhe Tirana mos të mbetej pa kokë.

Tiranës i merret peng njeriu që ka zgjedhur dhe i merret peng e drejta për të zgjedhur. Bëhet fjalë për 1 milionë njerëz që qarkullojnë gjithë ditën.”-tha Rama.