TR*NDITËSE në Shkodër, gruaja me probleme mendore ab*zohet

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse është zbuluar në qytetin e Shkodrës, ku një i moshuar është kapur në flagrancë duke kryer marrëdhënie seksuale në një lulishte publike me një grua që, sipas informacioneve , vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Ngjarja ndodhi në një nga hapësirat e gjelbra pranë qendrës së qytetit, në një zonë të frekuentuar nga qytetarët. Pamjet e turpshme u vunë re fillimisht nga kalimtarë të rastësishëm, të cilët njoftuan redaksinë e emisionit investigativ.

Ky i fundit transmetoi videon ku I moshuari abuzon me nje nga stolat e lulishtes se qytetit, duke shërbyer si provë e rëndësishme për organet hetimore. Pamjet janë dorëzuar në polici dhe janë përfshirë në dosjen që tashmë ndodhet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.