“Mblidhe mendjen! E vr*u nga dashuria e madhe”- Flet nëna e shqiptarit që i mori j*tën gruas dhe me pas i dha f*nd jetës:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rue Général-Paulet të Francës ku 36-vjeçari Andon Janaqi vrau me pushkë gjuetie bashkëshorten e tij, 30-vjeçaren Anjeza Zeneli, ngjarje e ndodhur pasditen e djeshme (13 Nëntor).

Ajo u shpreh se mes çifti ka pasur probleme martesore, teksa theksoi se djali i saj e vrau bashkëshorten “nga dashuria e madhe”.

Floresha Janaqi u shpreh se Andoni dhe Anjeza jetonin në Francë prej katër vitesh, duke shtuar se i kishte kërkuar të biri të zgjidhte mosmarrëveshjet me të shoqen, me të cilën ka dy fëmijë të mitur.

Ndërkohë u shpreh se me familjen e 30-vjeçares nuk kanë pasur komunikim pasi këta t fundit refuzojnë të flasin me të.

“Më mori nusja e djalit në telefon në orën 8:45 dhe më tha ‘Ngushëllime, kështu, kështu Andoni ka vrarë veten dhe nusen e tij’. Flisja shpeshherë me djalin dhe i thosha ‘Me mamin rregullojini gjërat, keni dy fëmijë’. Kishin mosmarrëveshje bashkë. Pastaj nuk e di çfarë u bë, kur mora vesh që bëri vrasje dhe vrau veten, ngaqë e donte shumë. Kishte dashuri, çmenduri për të sepse kishte fëmijët në mes, dy djem.

Kishte rreth katër vjet në Francë. Nuk e di si i kishin rrethanat e tyre, ekonomi kishin, morën kartat franceze, shtëpi.

Kërkoj ndihmë të më sjellin trupin e djalit, kam një rrogë të vogël, vajzën e madhe e kam me të meta mendore. Kërkoj nga shteti të më ndihmoj të më sjellë trupin e djalit.

Me familjen e vajzës nuk kam folur, më thanë ‘të kesh turp, me çfarë fytyre më merr mua’ Atyre u iku vajza, mua më iku djali. Pse ma thonë këtë fjalë. Falje nuk i kërkoj, se ata ma thanë këtë fjalë. Kjo që ndodhi është e rëndë për të dyja familjet. Ai e bëri për dashuri, se e donte shumë. Është gjë e rëndë, për plagë për mua dhe për ata, sidomos për fëmijët që mi la rrugëve. Iku djali, e kam shumë problem, me një vajzë me të meta mendore.

Dua ndihmë të më sjellin djalin këtu, jam shumë e shqetësuar, e kishin djalë të mrekullueshëm, të logjikshëm, nuk e di pse e bëri këtë ”, u shpreh Floresha Janaqi për Euronews.

Nëna e Andon Janaqit, 36-vjeçari që vrau bashkëshorten e tij ,30-vjeçaren Anjeza Zeneli, me armë zjarri në Francë dhe më pas i dha fund jetës ka folur për News24.

E tronditur nga ngjarja, ajo kërkoi ndihmë për të marrë trupin e djalit në Shqipëri.

“Dua ndihmë nga juve të më sillni djalin këtu, s’kam lek të iki në Francë të marr djalin, dua të më sillni trupin e djalit këtu. Jam fukara me 20 mijë lekë rrogë, çfarë të bëj unë korba”, tha ajo.

Më tej ajo tha zbuloi se si u njoftua me lajmin e hidhur.  Ka qenë nusja e djalit tjetër ajo që njoftoi Floreshën për ngjarjen tragjike.

“Mbrëmë më tha nusja e djalit tjetër që kam në Greqi “hape telefonin me patjetër”. E hapa, më tha “mblidh mendjen se Andoni ka vrarë veten dhe nusen”. Nusen e lajmëroi një komshi shqiptar i Andonit”, tha nëna e Andon Janaqit.

Floresha Janaqi: Dua ndihmë nga juve të më sillni djalin këtu, s’kam lek të iki në Francë të marr djalin, dua të më sillni trupin e djalit këtu. Jam fukara me 20 mijë lekë rrogë, çfarë të bëj unë korba.

Kishin 4 vite në Francë, ishin mirë e bukur, me shpi, me karta, me të gjitha, kishin mosmarëveshje në çift. Hera e fundit që fola ishte dje, në orën 14:30, fola si për herë të fundit me djalin. Mami jam i mërzitur më tha, do ta kalosh i thashë… Nuk e di përse ishte i mërzitur se ja mori telefonin djali i madh. Më tha ik mami se ma kërkon telefonin djali.