Tre ditë pas at*ntatit në Rinas ku u v ra Gilmando Dani, bëhet zbulimi i madh ne Nikël

Menjëherë pas atentatit në Rinas, ku u vra Gilmando Dani dhe u plagos efektivi i AMP, Muçi Shaljani, policia ka nisur aksionet me qëllim zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Forcat e rendit kanë ndërmarrë një sërë kontrollesh në zona të ndryshme të vendit me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe personave të përfshirë.

Kështu gjatë një operacioni në Nikël, policia ka njoftuar gjetjen e një arsenali të konsiderueshëm armësh dhe minash, të cilat dyshohet se mund të kenë lidhje me grupime kriminale aktive në zonë.
vijon

Forca të shumta policie prej ditësh kanë futur në “rreth të kuq” vendin ku dhe kanë kryer një sërë kontrollesh me qëllim zbardhjen e plotë të atentatit të ndodhur në Rinas dhe identifikimin dhe gjetjen e autorëve të masakrës të së martës ku u vra me breshëri plumbash Gilmando Dani.

Burime për mediat bëjnë me dije se pas atentatit forcat RENEA kanë mundur që të gjejë një bazë ku dhe ishin fshehur dhjetëra armë zjarri dhe minash.

Ky arsenal armësh është gjetur dhe sekuestruar gjatë operacioni në zonën e Niklës e cila njihet si një ndër vendet më të  “nxehta” sa i përket krimit.

Policia ka mundur që të identifikojë personin që i ka pasur armët , i cili dyshohet se ja ka vendosur në dispozicion grupeve kriminale në zonë. Ai është shpallur në kërkim, ndërkohë po punohet për arrestimin e tij.

Lidhur me këtë zhvillim të orëve të fundit deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit dhe priten më tepër detaje në vijim.