TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën për ulje dënimi të Aldo Bare, i dënuari përjetë si drejtues i “bandës së Lushnjës”. Bare i është drejtuar gjykatave për ulje të dënimit me 45 ditë mbasi ishte sjellë mirë në qeli, megjithëse është është i dënuar me burg të përjetshëm. Aktualisht, ai është i dënuar me burg përjetëe dhe po vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.
Ai i ishte drejtuar më herët gjykatëve të tjera, të cilat nuk e kanë pranuar kërkesën e tij. Më pas, Bare iu drejtua Gjykatës së Lartë me një padi të dytë, në të cilën sërish kërkon ulje dënimi disa ditore dhe si baze ligjore referon ligjin për të drejtat e të dënuarve.
Kush është Aldo Bare?
Alfred Shkurti, i njohur ndryshme me emrin Aldo Bare, është dënuar për krime të rënda të kryera në kuadër të bandës që krijoi dhe drejtoi për vite me radhë duke terrorizuar Lushnjen. Bare hyri në botën e krimit në vitin 1997, pasi atij i vrau vëllanë banda e Artur Dajës, gjatë një përleshje me armë zjarri. Ish-oficeri i forcave speciale (RENEA), krijoi bandën kriminale për të ekzekutuar personat që i vranë të vëllanë, Ramadan Shkurti. Për këtë krim, Aldo Bare vrau dhe më pas masakroi duke i prerë kokën, rivalin e tij në Lushnje, Artur Daja. Aldo Bare u arrestua në Turqi në vitin 2006. Në vitin 2009, ai u ekstradua në Tiranë ku dhe u dënua.
Akuzat për Aldo Baren
Ai akuzohet për krijim të organizatës kriminale, 15 vrasje, për rrëmbim personi, shkatërrim prone, dhunim varresh, kryerje veprash penale në bashkëpunim nga organizata kriminale, vendosjes së eksplozivit në stadiumin e Lushnjës, për vendosjen në 2001 të eksplozivit në banesën e inspektorit të policisë, Idriz Shuli, për vrasjen në janar të vitit 2005 të Klodian Haxhiut, vendosje e eksplozivëve në mars të 2005 në një apartament në rrugën “Don Bosko” në Tiranë, për vrasjen në korrik 2005 të Baki Taullahut dhe për një numër vrasjesh të tjera.
“Masakra e Lushnjës”
Në ngjarjen e njohur si “Masakra e Lushnjës”, në 11 tetor 2017 pranë komisariatit të policisë së Lushnjes u vranë Zamir Latifi e Jurgen Hoxha dhe u plagosën Marjus Xhepexhiu e Bujar Turku. Grupi kriminal i krijuar nga Laert Haxhiu me qëllim ekzekutimin e Xhulio Shkurtit, nipit të Aldo Bares, ish-drejtues i “bandës së Lushnjës”. Personi në fjalë shpëtoi pa u lënduar në atentat pasi pak çaste para se grupi i miqve të tij të qëllohej me breshëri, ishte futur në një dyqan pranë vendit të ngjarjes. Kjo bandë ka pasur 15 anëtarë. Ndërkohë që tre nga të dyshuarit si anëtarë të së ashtuquajturës “banda e Lushnjës” janë vrarë, përkatësisht Gentian Kulla, Edison Xhafaj, Leonard Prifti./ZËRI




