Pobleme? Broja sdo jete me pjese e Kombetares? Tr*ndit Silvinjo, zbulon detajet e forta per playofin

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, foli pas fitores 0-1 të Shqipërisë në Andorra dhe sigurimit të play-off për në Botërorin 2026.

“Broja? Kam bërë tani një mbledhje të vogël, me stafin, ishte ditë e vështirë. Më kujtohej Moldavia, kemi thënë që kjo është një skuadër e vështirë. Anglia i ka mundur 1-0, Letonia barazoi, Serbia në 45 minuta ishte 1-1. Ne duhet t’i respektojmë, ne po rritemi, po bëjmë mirë.

Por nuk jemi Gjermania që shkon e fiton 6-0. E kemi thënë, edhe ju e lojtarëve, se ndokush thotë shko se u bën 6.

Ishte e vështirë, mbaroi dhe po festojmë apo jo, pyeta si janë të tjerat, e pashë që ishte i mërzitur, nuk e kam kuptuar pse.

Unë akoma nuk e kam kuptuar që për herën e parë po shkojmë në play-off dhe është një natë e mrekullueshme.

Pasi fituam, u ndalëm për një moment për të kuptuar edhe rezultatin e sfidës tjetër (fitorja e Anglisë 2-0 ndaj Serbisë) dhe më pas festuam. Është natë e madhe.

A mund ta luajmë “play-off” siç duhet? Të gjithë duhet të festojnë për këtë sukses. Është një moment i bukur dhe historik. Do të telefonoj edhe Hamdi Salihun, pasi e dua fort dhe për këtë do të festojmë.

Broja dhe energjia e tij? Jam i lumtur për 9 milionë shqiptarët. Nuk e di se çfarë do të ndodhë në ndeshjen tjetër dhe me ruajtjet e energjisë.

Skoci, Çeki, Sllovaki dhe Hungari? Jam krenar për të gjithë futbollistët. Nuk mendoj për kundërshtarët pasi kemi dhe një ndeshje para. Më vjen keq për Pajazitin dhe Caken që ishin në tribunë. Tuci ishte një ndërrim taktik. Është një futbollist që na duhet dhe që krijon hapësirë. Jam i kënaqur me të gjithë futbollistët dhe ato të stolit”, tha Sylvinho për Supersport.

Trajneri i kombëtares, Sylvinho, dhe kapiteni Gjimshiti dolën në një konferencë për shtyp një ditë përpara sfidës me Anglinë, duke folur edhe për fitoren ndaj Andorrës.

Trajneri Sylvinho u ndal tek episodi me Brojën pas ndeshjes, ku lojtari shfaqej i mërzitur, dhe theksoi se kishte biseduar me të, gjithçka ishte zgjidhur dhe thjesht Broja ishte i zhgënjyer.

“Ishte një ndeshje e vështirë, Andorra është një skuadër e fortë për tu mundur në shtëpi. Ndaj Anglisë humbëm 0-1, po ashtu e prisnim që të mbronin me zemër. Sa i përket Brojës, fola me të dhe me grupin, dhe ai moment u zgjidh. Ai ishte i zhgënjyer pas ndeshjes, por tani është një moment i bukur për të gjithë, jemi në play-off dhe le ta shijojmë. Nesër na pret një ndeshje e vështirë, por le ta shijojmë,” tha Sylvinho.