‘Skam bërë gjë, sa mora detyrën…’/ U nisën të kapnin mat Aldo Avdylin, por RENEA u SH*KUA kur në derë ju doli ministri i Edi Ramës

Një ndër operacionet më spektakolare të kryera nga Policia e Durrës dhe ajo e Tiranës, çoi në arrestimin e një prej emrave të njohur të botës së krimit në Shqipëri, siç është Aldo Avdyli nga Shijaku.

Para se Avdyli të kapej gafil, në zonën e liqenit të Thatë, në një pallat shumë pranë “Queen Casino”, efektivët e RENEA-s dhe agjentët e policisë kriminale të përballeshin me një personazh të pazakontë që nuk e kishin parashikur në këtë operacion.

Gazetari Elton Qyno, ka mësuar nga burime pranë repartit RENEA se një ministër i Edi Ramës, është përballur me efektivët e policisë, para se ata të lokalizonin apartamentin dhe më pas të arrestonin të shumë kërkuarin, Aldo Avdyli.

Bëhet fjalë për ministrin aktual të Mjedisit, i cili në orët e para të mëngjesit është çuar i traumatizuar nga krevati dhe është përballur me RENEA-n tek dera e apartamentit.

Policia kriminale kishte lokalizuar saktësisht Aldo Avdylin, duke e gjurmuar atë me paisjen inteligjente “IMSI CATCHER”, por saktësisht nuk dihet se në çfarë apartamenti ndodhej Aldo Avdyli.

Në orët e para të mëngjesit, RENEA dhe policia kriminale hynë në pallatin ku kishte lokalizuar Aldo Avdylin, duke kontrolluar fillimisht disa apartamente.

Në njërin apartament, burimet policore tregojnë se kanë trokituar dhe kanë bërë thirje se ishin policia, ndaj personat brenda duhet ta hapnin derën vullnetarisht.

Por siç mësohet nga policia, nga brenda shtëpisë është dëgjuar një zhurmë dhe nga ana tjetër policët që ndodheshin në korridor janë bërë gati për të reaguar qoftë dhe me armë.

Personi që lëvizi në brendësi të apartamentit dhe më pas hapi derën, ishte ministri i sapo emëruar i Mjedisit në qeverinë “Rama 4”.

I tronditur nga ajo që pa, ai ju drejtua punonjësve të policisë se nuk kishte bërë asgjë, pasi pikërisht atë ditë kur policia kishte bërë aksionin, ministri kishte marë zyrtarisht detyrën e ministrit.

Njësia e policisë e bindur që kishin trokitur në derën e gabuar ka vijuar më pas më kontrollin e disa apartamenteve të tjerë, derisa hynë pikërisht në apartamentin ku qëndronte i shumë kërkuari Aldo Avdyli.

Kapja e tij ishte një sukses spektolar i policisë së Tiranës dhe asaj të Durrësit, pasi për vite me rradhë Aldo Avdyli, nuk kishte asnjë imazh në policinë kriminale, asnjë gjurmë ADN-je dhe asnjë shoqërim në ambjentet e policisë.

Aktualisht Aldo Avdyli, është i arrestuar për llogari të prokurorisë së posaçme SPAK, e cila ka vendosur dy masa sigurimi ndaj tij.

Masa e parë “Arrest me burg” ndaj Avdylit është vendosur në muajin maj 2024, duke e shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme SPAK.

Kjo pasi gjatë një hetimi të dosjes Nr. 59, gjykata kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” për akuzën e “sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen” ndaj një emri të njohur të botës së krimit, Durim Bamit.

Sipas hetimit, Avdyli del se përfshihet në një skuadër prej më shumë se 16 personash, të cilët sigurojnë mjetet dhe planifikojnë eleminimin fizik të Durim Bamit, por realisht nuk ia dalin dot.

Ndërsa masa e dytë e sigurisë “Arrest në burg” ndaj 37-vjeçarit nga Shijaku, i cili tashmë akuzohet për organizimin dhe financimin e vrasjes së Edmir Koçit alias Malokut në vitin 2021 në Durrës.

I vënë në presion nga masa e dytë e sigurisë, Avdyli mësohet të jetë vendosur në Tiranë./Syri.net/ Elton Qyno